Ahmet Haliti kujton kohën kur ishte pjesë e Hysit dhe emocionet e titullit kampion

Ahmet Haliti kujton kohën kur ishte pjesë e Hysit dhe emocionet e titullit kampion

Ahmet Haliti kujton kohën kur ishte pjesë e Hysit dhe emocionet e titullit kampion

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir është ish-futbollisti i njohur kosovar Ahmet Haliti, i cili rikthen kujtimet nga karriera e tij si futbollist dhe flet për rrugëtimin e ri në futboll, tashmë në rolin e ndihmës trajnerit te Ballkani. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Sponsor 3M Express

Haliti fillimisht foli për periudhën e tij si lojtar i Hysit, duke kujtuar edhe trofeun e parë të fituar me këtë klub – Kupën e Kosovës.

“Ka qenë një ndjenjë shumë e veçantë për mua nëse nuk gaboj në 2009, ka qenë trofe i parë Kupa e Kosovës, nëse nuk gaboj. Dhe sigurisht që ka qenë një ndjenjë shumë e veçantë në atë moshë aq të re me arritë me fitu, kena qenë një ekip shumë e re”.

“Dhe kjo ndoshta është diçka risi nuk e di a ka ndodhë pas asaj, me një formacion aq të ri me fitu trofe, s’po më kujtohet saktë”.

“Edhe në atë kohë e kena pas një skuadër të jashtëzakonshme dhe sigurisht që janë kujtime shumë të mira, te Hysi kam me të vërtetë kujtime të mira kam luajtur për 5-6 vjet ndoshta edhe jam ndier gjithmonë si në shtëpinë time”, ka thënë Haliti mes tjerash.

Episodin e plotë me Ahmet Halitin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

Lexo edhe

Nostalgji, emocione e vlerësime për Akordet e Kosovës` në `Red Carpet` në RTK

Nostalgji, emocione e vlerësime për Akordet e Kosovës` në `Red Carpet` në RTK

Aksident tragjik në Has, humb jetën 46-vjeçari nga Kosova

Aksident tragjik në Has, humb jetën 46-vjeçari nga Kosova

5 shenja që dikush fshehurazi nuk ju duron: Mund ta fshehë me buzëqeshje, por këto sjellje e tradhtojnë

5 shenja që dikush fshehurazi nuk ju duron: Mund ta fshehë me buzëqeshje, por këto sjellje e tradhtojnë