AGK-ja kundërshton mbylljen e seancës për media në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

AGK-ja kundërshton mbylljen e seancës për media në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

AGK-ja kundërshton mbylljen e seancës për media në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur shqetësim për vendimin e Gjykatës së Apelit për ta mbajtur të mbyllur për media seancën gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Sponsor 3M Express

Përmes një reagimi publik, AGK-ja ka bërë të ditur se gjykata nuk ka dhënë arsye apo sqarime për vendimin e saj për përjashtimin e mediave nga seanca.

Sipas AGK-së, ky vendim përbën kufizim të paarsyeshëm të lirisë së medias për të raportuar mbi mënyrën se si gjykatat trajtojnë rastet e femicidit.

Asociacioni ka theksuar se mbyllja e seancës vjen vetëm disa ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, rast për të cilin mediat dhe gazetarët kanë raportuar për dështimet e institucioneve shtetërore në mbrojtjen e saj.

AGK-ja vlerëson se nuk ekziston ndonjë rrezik ligjor që do ta justifikonte kufizimin e qasjes së mediave në këtë seancë, duke e cilësuar vlerësimin e Gjykatës së Apelit si të gabuar.

Sipas këtij asociacioni, një vendim i tillë pamundëson informimin e publikut dhe cenon të drejtën e qytetarëve për të kuptuar se si trajtohen rastet e femicidit nga sistemi gjyqësor.

Në fund të reagimit, AGK-ja i ka bërë thirrje Gjykatës së Apelit që në raste të tilla t’i japë përparësi garantimit të lirisë së medias dhe qasjes në informacion, në vend të kufizimeve që i konsideron të paarsyeshme. /Telegrafi/

Lexo edhe

LEX | Nga drejtori rajonal te majori, kapiteni e komandantët – këta janë zyrtarët e lartë policorë të suspenduar pas vrasjes së Arlinda Zekajt

LEX | Nga drejtori rajonal te majori, kapiteni e komandantët – këta janë zyrtarët e lartë policorë të suspenduar pas vrasjes së Arlinda Zekajt

​“Kromozomi 21” në Mitrovicë, thirrje për më shumë mbështetje të personave me sindromin Down

​“Kromozomi 21” në Mitrovicë, thirrje për më shumë mbështetje të personave me sindromin Down

Vuçiq: Në 72 orët e fundit po përballemi me terror të hapur, do ta arrestojnë këdo që nuk u nënshtrohet

Vuçiq: Në 72 orët e fundit po përballemi me terror të hapur, do ta arrestojnë këdo që nuk u nënshtrohet

AGK-ja kundërshton mbylljen e seancës për media në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt | Momenti