Aeroporti i Prishtinës shënon rritje në tetor, mbi 403 mijë pasagjerë brenda një muaji

Aeroporti i Prishtinës shënon rritje në tetor, mbi 403 mijë pasagjerë brenda një muaji

Aeroporti i Prishtinës shënon rritje në tetor, mbi 403 mijë pasagjerë brenda një muaji

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka regjistruar rritje të numrit të pasagjerëve dhe fluturimeve gjatë muajit tetor 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

Sponsor 3M Express

Sipas të dhënave të publikuara nga aeroporti, gjatë muajit tetor janë shërbyer gjithsej 403,368 pasagjerë, duke shënuar rritje prej 4.24 për qind krahasuar me tetorin e vitit 2025.

Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe janë realizuar 2,562 fluturime, apo 3.56 për qind më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Përmes një njoftimi, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka vlerësuar se këto rezultate reflektojnë rritjen e lëvizshmërisë së udhëtarëve dhe vazhdimësinë e operacioneve aeroportuale.

“Pas çdo numri qëndrojnë njerëz, udhëtime, takime dhe histori të reja”, thuhet në njoftimin e aeroportit.

Po ashtu, është theksuar se falë besimit të pasagjerëve dhe bashkëpunimit me partnerët, aeroporti synon të vazhdojë rritjen dhe forcimin e lidhjeve të Kosovës me destinacionet ndërkombëtare. /Telegrafi/

Lexo edhe

Erdogan zbulon detaje nga biseda telefonike me Trump: I përcolla shqetësimet e Turqisë për Iranin

Erdogan zbulon detaje nga biseda telefonike me Trump: I përcolla shqetësimet e Turqisë për Iranin

Gjykata e Koçanit refuzon kërkesën e Iva Mihailovas për t’u kyçur online në gjykim

Gjykata e Koçanit refuzon kërkesën e Iva Mihailovas për t’u kyçur online në gjykim

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në vlerë 3,400 euro në Vërmicë

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në vlerë 3,400 euro në Vërmicë

Aeroporti i Prishtinës shënon rritje në tetor, mbi 403 mijë pasagjerë brenda një muaji | Momenti