Rritja e numrit të pasagjerëve në dy aeroportet të Maqedonisë së Veriut vazhdon me fillimin e orarit dimëror të fluturimeve. Në periudhën nga 1 janari deri më 25 tetor 2026, Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti “Shën Apostulli Pali i Ohrit”, të operuar nga “TAV Macedonia”, shërbyen gjithsej 3.651.073 pasagjerë, që është një rritje prej 28% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në të njëjtën periudhë, u operuan 24.232 fluturime, që është një rritje prej 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Trendi pozitiv vazhdoi edhe në tetor. Në periudhën nga 1 deri më 25 tetor 2026, të dy aeroportet shërbyen 321.953 pasagjerë, ose 24% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, dhe u realizuan 2.085 fluturime, ose 9% më shumë krahasuar me periudhën nga 1 deri më 25 tetor 2025.
Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të TAV Macedonia, Nexhat Kurt, rritja e vazhdueshme e trafikut të pasagjerëve dhe zhvillimi i lidhjes ajrore janë tregues të rëndësishëm të potencialit të tregut maqedonas, ndërsa kompania vazhdon të punojë në zgjerimin e rrjetit të destinacioneve dhe tërheqjen e transportuesve të rinj ajrorë.




