Acura zbulon planet për modelet e reja, synon të sfidojë rivalët luksozë

Acura zbulon planet për modelet e reja, synon të sfidojë rivalët luksozë

Acura zbulon planet për modelet e reja, synon të sfidojë rivalët luksozë

Prodhuesi japonez i veturave luksoze Acura po përgatit një zgjerim të rëndësishëm të gamës së tij, me synimin për të arritur shitjen e 200 mijë veturave në Shtetet e Bashkuara deri në fund të dekadës.

Sponsor 3M Express

Sipas Automotive News, gama e markës do të zgjerohet nga katër në gjashtë modele, përfshirë një SUV të ri luksoz me tetë ulëse dhe një model të bazuar në Honda Passport.

SUV-i i bazuar në Passport pritet të dalë në shitje gjatë gjysmës së parë të vitit 2028, me dizajn të veçantë, motor me djegie të brendshme dhe karakteristika të përshtatshme për aventura në natyrë.

Ndërkohë, Acura po zhvillon edhe SUV-in e saj më të madh deri më tani, me tri rreshta ulësesh dhe dizajn të frymëzuar nga Range Rover. Prodhimi pritet të nisë para përfundimit të dekadës.

Acura po përgatit gjithashtu gjeneratën e re të modelit RDX, i cili do të rikthehet me sistem hibrid me dy motorë elektrikë. Ky do të jetë modeli i parë i markës që përdor këtë teknologji.

Kompania planifikon edhe versione speciale të modeleve Integra Type S, ADX dhe MDX.

Zgjerimi i gamës synon ta forcojë pozitën e Acura-s në tregun amerikan të veturave luksoze, ku konkurrenca është e fortë.

Gjatë vitit 2025, Acura shiti 133.433 vetura në SHBA, dukshëm më pak se objektivi prej 200 mijë njësish. Për të arritur këtë synim, prodhuesi do të duhet të rrisë ndjeshëm shitjet gjatë viteve të ardhshme. /Telegrafi/

Lexo edhe

Carragher shpërthen ndaj Fernandesit: Është turp të kritikosh Carrickun

Carragher shpërthen ndaj Fernandesit: Është turp të kritikosh Carrickun

Inspektorati gjobit taksitë ilegale në Fushë Kosovë, kontrollet do të vazhdojnë

Inspektorati gjobit taksitë ilegale në Fushë Kosovë, kontrollet do të vazhdojnë

Për mëngjese të shpejta – Meka Halal Food

Për mëngjese të shpejta – Meka Halal Food

Acura zbulon planet për modelet e reja, synon të sfidojë rivalët luksozë | Momenti