Abdixhiku pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Ajo kërkoi mbrojtje nga shteti, LDK kërkon hetim të plotë dhe llogaridhënie

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke thënë se ajo kishte kërkuar mbrojtje nga shteti dhe se tri ditë para se të vritej, e kishte paralajmëruar Prokurorinë për rrezikun ndaj jetës së saj.

Sponsor 3M Express

Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka publikuar një fotografi të letrës së Arlindës, duke shprehur dhimbjen për faktin se kërkesa e saj për ndihmë nuk arriti ta parandalonte tragjedinë.

“Arlinda kërkoi të jetonte. Kërkoi mbrojtje nga shteti. Tri ditë para se të vritej, e paralajmëroi Prokurorinë për rrezikun ndaj jetës së saj”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se LDK-ja kërkon hetim të plotë dhe të pavarur për çdo veprim dhe mosveprim të institucioneve që kanë pasur përgjegjësi në trajtimin e rastit të saj.

Sipas Abdixhikut, secili zyrtar dhe institucion që e ka trajtuar kërkesën e Arlindës duhet të japë llogari për veprimet e ndërmarra dhe detyrimet që mund të kenë mbetur pa u përmbushur.

“Përgjegjësia duhet të ketë emër e mbiemër”, ka deklaruar ai.

Në reagimin e tij, kreu i LDK-së ka shprehur ngushëllime për familjen e Arlindës, duke thënë se asaj i detyrohej mbrojtje sa ishte gjallë, ndërsa tash kërkohet drejtësi për të.

Abdixhiku u ka bërë thirrje institucioneve që të veprojnë edhe për mbrojtjen e grave të tjera që jetojnë me frikë dhe kërkojnë ndihmë, në mënyrë që rastet e tilla të mos përsëriten.

Arlinda Zekaj u vra të dielën në mbrëmje në Vitomiricë të Pejës. Rasti ka nxitur reagime dhe kërkesa për shqyrtimin e veprimeve të institucioneve përgjegjëse për trajtimin e raportimeve të saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

A ishte djali i Arlindës i pranishëm gjatë sulmit? Prokuroria del me reagim

A ishte djali i Arlindës i pranishëm gjatë sulmit? Prokuroria del me reagim

U lëndua në sy gjatë protestës, Prokuroria nis hetimet ndaj policisë për rastin e Erjon Vishkullit

U lëndua në sy gjatë protestës, Prokuroria nis hetimet ndaj policisë për rastin e Erjon Vishkullit

Rruga “1 Tetori” në Sllatinë të Vogël bëhet njëkahëshe deri në fund të nëntorit

Rruga “1 Tetori” në Sllatinë të Vogël bëhet njëkahëshe deri në fund të nëntorit