Sonte në emisionin Rubikon me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova mund të ndiqni:

A po ndryshon rajoni?
Pas 14 vjetësh në pushtet, Aleksandar Vuçiq humbi zgjedhjet në Serbi. A do të sjellë fitorja e Listës Studentore një qasje të re ndaj Kosovës, apo vetëm fytyra të reja në Beograd?
– Çka parasheh programi i studentëve për Kosovën dhe rajonin?
– A mund të ndryshojë rrjedha e dialogut Kosovë-Serbi?
– Çfarë ndikimi do të kenë ndryshimet në Serbi te shqiptarët në Luginën e Preshevës?
– Ndërkohë, a po e lëkundin protestat pushtetin e Edi Ramës në Shqipëri?
– Si mund ta afektojnë këto protesta rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian?
Këto dhe të tjera, sonte me Besnik Tahirin, Arbër Vllahiun, Nuri Bexhetin, Rinor Nuhiun dhe Rrahman Paçarizin.
Klan Kosova, 20:45.




