“A ju ka ndryshuar jeta për të mirë?”, Gjini fton qytetarët ta krahasojnë raportin e Qeverisë me përvojat e tyre

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas publikimit të raportit të të arriturave të Qeverisë, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta lexojnë atë dhe ta krahasojnë me përvojat e tyre të përditshme gjatë këtyre viteve.

Sponsor 3M Express

Gjini ka ngritur një sërë pyetjesh që lidhen me mirëqenien ekonomike, koston e jetesës, shëndetësinë, arsimin, infrastrukturën, energjinë, punësimin dhe emigrimin e të rinjve.

Ai ka pyetur qytetarët nëse sot mund të blejnë më shumë me të ardhurat që kanë, nëse e përballojnë më lehtë koston e jetesës, nëse u mbeten më shumë para në fund të muajit dhe nëse kanë qasje në shërbime publike më cilësore.

Po ashtu, kryetari i Aleancës ka ngritur çështjen e realizimit të investimeve të premtuara, përfundimit me kohë të projekteve publike dhe forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Në përmbyllje të reagimit, Gjini ka theksuar se rezultatet e një qeverie duhet të vlerësohen duke krahasuar premtimet me atë që është realizuar, investimet me rezultatet konkrete dhe statistikat me cilësinë e jetës së qytetarëve.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Një burrë dhe qeni i tij për pak sa nuk u mbytën nga dallgët e fuqishme në bregdetin e Oregonit, SHBA

Një burrë dhe qeni i tij për pak sa nuk u mbytën nga dallgët e fuqishme në bregdetin e Oregonit, SHBA

Sadiku i përgjigjet Kurtit për emigrimin: Shqiptarët i mbijetuan pushtuesve, por po ikin prej politikanëve si ju

Sadiku i përgjigjet Kurtit për emigrimin: Shqiptarët i mbijetuan pushtuesve, por po ikin prej politikanëve si ju

Von der Leyen: Synojmë t’i japim Ballkanit Perëndimor qasje në tregun e BE-së para anëtarësimit

Von der Leyen: Synojmë t’i japim Ballkanit Perëndimor qasje në tregun e BE-së para anëtarësimit