“A do të ketë shkarkime?” – Kurti sërish s’përgjigjet për rastin e Arlinda Zekajt

“A do të ketë shkarkime?” – Kurti sërish s’përgjigjet për rastin e Arlinda Zekajt

“A do të ketë shkarkime?” – Kurti sërish s’përgjigjet për rastin e Arlinda Zekajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sërish ka refuzuar të përgjigjet lidhur me veprimet për rastin e Arlinda Zekajt.

Sponsor 3M Express

Duke dalë nga Kuvendi i Kosovës, Kurti nuk ka treguar nëse e ka pranuar raportin për këtë rast.

Gjithashtu, ai nuk ka dhënë përgjigje nëse do të ketë shkarkime të ministrave të tij, që është ndër kërkesat kryesore të protestuesve.

“Më duhet të shkojë me shpejtësi për raportet”, ka qenë përgjigja e vetme e Kurtit, pas pyetjes së gazetarit të Klan Kosovës, Kastriot Tahiri.

Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen ose shkarkimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ndryshe, para pak ditësh, Kurti kishte dhënë ultimatum që të gjitha organet të paraqesin një raport me të dhëna lidhur me veprimet ose mosveprimet e tyre në rastin e Arlinda Zekajt, e cila më pas u vra nga ish-kunati i saj. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Ahmeti priti në takim të Dërguarin të Hungarisë për Ballkanin Perëndimor

Ahmeti priti në takim të Dërguarin të Hungarisë për Ballkanin Perëndimor

Irfan Hysenbelliu përtej mjegullës/ Manipulimet për të marrë 600 milionë euro nga shqiptarët

Irfan Hysenbelliu përtej mjegullës/ Manipulimet për të marrë 600 milionë euro nga shqiptarët

Maliqi për suspendimin e 11 policëve: Vlerësim i vonuar, përgjegjësi ka edhe në institucione të tjera

Maliqi për suspendimin e 11 policëve: Vlerësim i vonuar, përgjegjësi ka edhe në institucione të tjera