82-vjeçari Bajram Bardhaj, leshpunuesi i fundit i Kosovës! Fundi i zejes që nuk e përkrah askush (VIDEO)

Para 70 vitesh, nga malet e Rugovës, drejt Pejës zbriti një djalosh i vogël me emrin Bajram.

Sponsor 3M Express

Ishte ende fëmijë kur nisi rrugëtimin e tij, pa e ditur se një ditë do të bëhej pjesë e historisë së një zanati të vjetër.

Pas shtatë dekadash pune, do të shndërrohej në mohikanin e fundit të një zeje në Kosovë.

Një zanat që dikur kishte jetë, zhurmë e duar të arta, sot po shuhet bashkë me kujtimet e brezave që e mbajtën gjallë.

Bajrami ka mbetur i vetmi. I fundit. Fatkeqësisht…

Në kohën kur gjithçka bëhet me nxitim, ai vazhdon të jetë po ai: pedant, i përpiktë, besnik ndaj punës dhe fjalës së dhënë.

Një esnaf i vjetër, nga ata që nuk e matin jetën me vite, por me punën që lënë pas.

Emisioni “Krejt Kapak” në Klan Kosova ka qëndruar në vizitë te Bajram Bardhaj, leshnurësi i fundit i Kosovës.

Te një njeri që për 70 vjet nuk ka ruajtur vetëm një zanat, por një copë të kujtesës sonë.

Dhe kur një ditë ai ta mbyll derën e punëtorisë së tij, kush do t’i hapë përsëri këto dyer?

Kush do t’i dëgjojë duart e tij duke punuar?

Fatkeqësisht, pas Bajramit, mund të mos mbetet askush.

Ndiqeni emisionin e plotë të realizuar nga gazetari dhe autori Milot Hasimja:

Lexo edhe

“Nuk dal nga këtu pa të therur” – motra dyshohet se kërcënoi vëllain me thikë në Fushë Kosovë, 29-vjeçarja ndalohet për 48 orë

“Nuk dal nga këtu pa të therur” – motra dyshohet se kërcënoi vëllain me thikë në Fushë Kosovë, 29-vjeçarja ndalohet për 48 orë

Maqedonci dekoron gjeneralmajorin amerikan Osborn

Maqedonci dekoron gjeneralmajorin amerikan Osborn

Maran publikon listën e Shqipërisë për dy sfidat e nëntorit

Maran publikon listën e Shqipërisë për dy sfidat e nëntorit