Tragjedia në Pejë e mërziti krejt Kosovën.

Arlinda Zekaj është viktima e radhës që u vra, por për dhjetë muajt e këtij viti shiritat e policisë i rrethuan shtëpitë edhe të shtatë grave të tjera që humbën jetën aty ku duhet të ishin të sigurta, në strehën e tyre.
Këso vrasje makabre, si në Vitomiricë, pati edhe në Dragash, Podujevë, Malishevë, Prizren, Klinë, Gjilan dhe Pejë. Ato në shumicën e rasteve u kryen nga bashkëshortët ose anëtarë të tjerë të familjes.
Nxitës i kësaj situate po vlerësohet se është sistemi patriarkal dhe mungesa e kulturës së divorcit. Por, edhe tabuja për të kërkuar ndihmë te psikologu.
Problematike po vlerësohet se është edhe çështja e strehimit të viktimave të dhunës.
Që nga viti 2010 e deri në këtë periudhë të 2026-ës janë regjistruar 67 gra të vrara.




