67 gra të vrara brenda familjes në Kosovë që nga viti 2010, viti 2026 shënon rekord me tetë raste

67 gra të vrara brenda familjes në Kosovë që nga viti 2010, viti 2026 shënon rekord me tetë raste

67 gra të vrara brenda familjes në Kosovë që nga viti 2010, viti 2026 shënon rekord me tetë raste

Që nga viti 2010 e deri më 26 tetor 2026, në Kosovë janë regjistruar 67 gra të vrara brenda familjes, ndërsa ky vit shënon numrin më të lartë të rasteve gjatë kësaj periudhe.

Sponsor 3M Express

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, të publikuara nga Radio Evropa e Lirë, deri më 26 tetor të këtij viti janë vrarë tetë gra, duke tejkaluar numrin e rasteve të regjistruara në secilin prej viteve të mëparshme.

Të dhënat tregojnë se në vitin 2010 ishin regjistruar gjashtë raste, ndërsa në vitin 2011 pesë gra u vranë. Në vitin 2012 u regjistruan tri raste, kurse në vitin 2013 një rast.

Gjatë viteve 2014 dhe 2015 u regjistruan nga tri raste, ndërsa në vitet 2016 dhe 2017 nga dy raste.

Numri i grave të vrara u rrit në shtatë në vitin 2018, ndërsa në vitin 2019 u regjistruan pesë raste. Në vitin 2020 u shënuan sërish shtatë raste.

Në vitin 2021 u regjistruan tri raste, në vitet 2022 dhe 2023 nga katër raste, ndërsa në vitin 2024 tri raste. Në vitin 2025 u regjistrua një rast.

Megjithatë, gjatë vitit 2026, numri i grave të vrara brenda familjes ka arritur në tetë deri më 26 tetor, duke e bërë këtë vit më vdekjeprurësin në statistikat e paraqitura që nga viti 2010.

Rasti i fundit që ka tronditur vendin është vrasja e Arlinda Zekajt, e cila u vra mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë të Pejës. Sipas raportimeve të Gazetës Sinjali, ajo kishte raportuar më parë dhunë në familje dhe kishte kërkuar ndihmë.

Të dhënat rikthejnë në vëmendje shqetësimin për dhunën ndaj grave dhe rëndësinë e reagimit institucional, sidomos në rastet kur viktimat raportojnë kërcënime ose kërkojnë mbrojtje.

Statistikat janë përditësuar më 26 tetor 2026, ndërsa burimi i të dhënave është Policia e Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

A ishte djali i Arlindës i pranishëm gjatë sulmit? Prokuroria del me reagim

A ishte djali i Arlindës i pranishëm gjatë sulmit? Prokuroria del me reagim

U lëndua në sy gjatë protestës, Prokuroria nis hetimet ndaj policisë për rastin e Erjon Vishkullit

U lëndua në sy gjatë protestës, Prokuroria nis hetimet ndaj policisë për rastin e Erjon Vishkullit

Rruga “1 Tetori” në Sllatinë të Vogël bëhet njëkahëshe deri në fund të nëntorit

Rruga “1 Tetori” në Sllatinë të Vogël bëhet njëkahëshe deri në fund të nëntorit