450 mijë euro investime në infrastrukturën rrugore në Dresnik dhe Dollc

450 mijë euro investime në infrastrukturën rrugore në Dresnik dhe Dollc

450 mijë euro investime në infrastrukturën rrugore në Dresnik dhe Dollc

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka inspektuar punimet në rrugën “Dardania” në Dresnik, në kuadër të projektit infrastrukturor në vlerë prej 450 mijë eurosh, që përfshin disa segmente rrugore në Dresnik dhe Dollc.

Sponsor 3M Express

Gjatë vizitës në terren, Elezaj ishte i shoqëruar nga drejtori i Urbanizmit, Enver Berisha, dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Qëndrim Millaku.

Sipas njoftimit të kryetarit, aktualisht punimet janë të përqendruara në realizimin e infrastrukturës nëntokësore, ndërsa në fazën e ardhshme parashihet asfaltimi i rrugës.

Projekti “Ndërtimi i segmenteve të rrugëve me infrastrukturë nëntokësore në rrugët Qyteti Antik, Dardania, Malë Bashota dhe Martirët e Dollcit në Dresnik dhe Dollc” përfshin shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit, vendosjen e ndriçimit publik dhe asfaltimin e segmenteve rrugore.

Përmes këtij investimi synohet përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe krijimi i kushteve më të mira për banorët e këtyre lokaliteteve. /Telegrafi/

Lexo edhe

Moti të enjten në Kosovë me diell e vranësira, priten edhe ca riga shiu

Moti të enjten në Kosovë me diell e vranësira, priten edhe ca riga shiu

Real Madridi mposht bindshëm Leipzigun

Real Madridi mposht bindshëm Leipzigun

Senatorja amerikane mesazh për protestat në Shqipëri: Mbroni qytetarët nga dhuna policore dhe luftoni korrupsionin

Senatorja amerikane mesazh për protestat në Shqipëri: Mbroni qytetarët nga dhuna policore dhe luftoni korrupsionin