35 vjet nga largimi i ushtrisë jugosllave prej Sllovenisë

35 vjet nga largimi i ushtrisë jugosllave prej Sllovenisë

35 vjet nga largimi i ushtrisë jugosllave prej Sllovenisë

Sllovenia shënon sot 35-vjetorin e largimit të ushtarit të fundit të Armatës Popullore të Jugosllavisë nga territori i saj, një ngjarje që shënoi përmbylljen e pranisë ushtarake jugosllave dhe forcimin e sovranitetit të shtetit të ri.

Më 25 tetor 1991, trupat e fundit jugosllave u larguan përmes Portit të Koperit, më shumë se tre muaj pas përfundimit të Luftës Dhjetëditore. Kjo datë shënohet në Slloveni si Dita e Sovranitetit që nga viti 2015.

Sponsor 3M Express

Largimi përfundimtar u realizua gjatë natës ndërmjet 25 dhe 26 tetorit. Sipas të dhënave të publikuara nga Qeveria sllovene, ushtari i fundit hipi në anije në orën 23:45 të 25 tetorit, ndërsa trageti i fundit me trupat jugosllave la ujërat territoriale sllovene në minutat e para të ditës pasuese.

Rruga drejt këtij momenti kishte nisur me shpalljen e pavarësisë së Sllovenisë më 25 qershor 1991. Dy ditë më vonë nisën përleshjet ndërmjet forcave jugosllave dhe Mbrojtjes Territoriale e policisë sllovene, në konfliktin që u bë i njohur si Lufta Dhjetëditore.

Luftimet u ndërprenë pas Marrëveshjes së Brionit, të arritur më 7 korrik me ndërmjetësimin e Komunitetit Evropian. Marrëveshja parashihte armëpushim dhe pezullim tremujor të zbatimit të veprimeve që lidheshin me pavarësinë. Më 18 korrik, Presidenca jugosllave vendosi tërheqjen e plotë të ushtrisë nga Sllovenia brenda tre muajsh.

Për Slloveninë, largimi i trupave jugosllave mbetet një nga momentet kyçe të shkëputjes nga federata. Ai i hapi rrugë konsolidimit të shtetësisë dhe përpjekjeve për njohje ndërkombëtare, të cilat u kurorëzuan edhe me anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në maj të vitit 1992, raporton Dukagjini.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

E dhimbshme: Ky është motoçiklisti që humbi jetën në aksidentin e rëndë në rrugën Prishtinë-Ferizaj

E dhimbshme: Ky është motoçiklisti që humbi jetën në aksidentin e rëndë në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Dyshime për blerje votash në Zajeçar të Serbisë, mbërrin policia në vendin e ngjarjes

Dyshime për blerje votash në Zajeçar të Serbisë, mbërrin policia në vendin e ngjarjes

Vëzhguesit e OSBE-së për zgjedhjet në Serbi: Pjesëmarrja e lartë është shenjë e mirë

Vëzhguesit e OSBE-së për zgjedhjet në Serbi: Pjesëmarrja e lartë është shenjë e mirë