28 Nëntori bashkon shqiptarët në Nürnberg të Gjermanisë

28 Nëntori bashkon shqiptarët në Nürnberg të Gjermanisë

28 Nëntori bashkon shqiptarët në Nürnberg të Gjermanisë

Mërgata shqiptare në Nürnberg të Gjermanisë ka shënuar me një manifestim madhështor festën e 28 Nëntorit – Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.

Sponsor 3M Express

Ky organizim kulturor, i përgatitur me përkushtim nga nxënësit dhe mësuesit e shkollave shqipe në bashkëpunim me Lidhjen e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH), mblodhi bashkatdhetarë të shumtë nga zonat e Nürnberg, Fürth, Roth, Schwabach, Neumarkt dhe Aschaffenburg.

Manifestimin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe mysafirë të lartë institucionalë: konsullja e Republikës së Shqipërisë, Mereme Suli, deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe anëtare e Komisionit për Arsim, Teuta Haxhiu, si dhe kryetari i LAPSH-it, Milazim Ukaj.

Programi i pasur kulturo-artistik u hap me himnin kombëtar dhe vijoi me recitime poetike, këngë patriotike dhe valle tradicionale të interpretuara nga nxënësit e shkollave shqipe dhe shoqata kulturore “Ilyrian” nga Bambergu, duke dëshmuar edhe një herë ruajtjen me fanatizëm të gjuhës, kulturës dhe traditës kombëtare në mërgatë.

Festa u përmbyll me një program argëtues muzikor me këngëtarët Mima Kastrati, Avni Gashi dhe Besnik Shuti.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Bora vështirëson qarkullimin drejt pikës kufitare Qafa e Prushit

Bora vështirëson qarkullimin drejt pikës kufitare Qafa e Prushit

Mësimi i vyer pas katër divorceve: Jennifer Lopez zbulon ku gaboi më së shumti në dashuri dhe si e sheh sot zgjedhjen e partnerit

Mësimi i vyer pas katër divorceve: Jennifer Lopez zbulon ku gaboi më së shumti në dashuri dhe si e sheh sot zgjedhjen e partnerit

Brukseli nuk e hap dosjen e Kosovës, integrimi evropian mbetet peng i politikës

Brukseli nuk e hap dosjen e Kosovës, integrimi evropian mbetet peng i politikës