271 të arrestuar në një javë protesta në Shqipëri, mes tyre edhe të mitur

271 të arrestuar në një javë protesta në Shqipëri, mes tyre edhe të mitur

271 të arrestuar në një javë protesta në Shqipëri, mes tyre edhe të mitur

Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se 271 persona janë arrestuar gjatë shtatë ditëve të protestave të dhunshme në vend. Në mesin e të arrestuarve ka edhe persona të mitur.

Sipas njoftimit të Policisë, vetëm të hënën janë arrestuar 33 persona, prej të cilëve gjashtë të mitur të moshës 15 deri në 17 vjeç.

Sponsor 3M Express

Policia pretendon se të arrestuarit, gjatë tubimit, kanë hedhur gurë dhe sende të tjera të forta në drejtim të punonjësve dhe automjeteve të Policisë. Po ashtu, dyshohet se kanë dëmtuar me sende të forta dhe me zjarr kontejnerët e mbeturinave dhe tabelat e sinjalistikës rrugore.

Si pasojë e dhunës gjatë protestës së së hënës, janë lënduar shtatë punonjës policie, bëhet e ditur në njoftim.

Ndërkaq, nga 271 personat e arrestuar gjatë një jave protestash, 51 prej tyre, sipas Policisë, kanë precedentë penalë për vepra të ndryshme.

Në mesin e veprave për të cilat ata kanë precedentë penalë përfshihen vrasja, plagosja, armëmbajtja pa leje, prodhimi dhe shitja e narkotikëve, prostitucioni, vjedhja, mashtrimi, falsifikimi i dokumenteve, si dhe goditja, kundërshtimi apo mosbindja ndaj punonjësve të Policisë.

Policia ka bërë të ditur se në listën e veprave të tjera përfshihen edhe shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, mbajtja pa leje e armëve të ftohta, pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme, si dhe vepra në fushën e mjedisit dhe të qarkullimit rrugor.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Paraqitja e Kylie Jenner në Victoria’s Secret shkakton trazira, përdoruesit e mediave sociale: “Një shuplakë në fytyrë për modelet e vërteta”

Paraqitja e Kylie Jenner në Victoria’s Secret shkakton trazira, përdoruesit e mediave sociale: “Një shuplakë në fytyrë për modelet e vërteta”

Policia paralajmëron protestuesit para Kryeministrisë: Nëse nuk largoheni, do të ndërhyjmë

Policia paralajmëron protestuesit para Kryeministrisë: Nëse nuk largoheni, do të ndërhyjmë

Çfarë thotë hetuesi i Krimit të Organizuar për përfshirjen e avokatit Kollçaku në rastin e fajdes?

Çfarë thotë hetuesi i Krimit të Organizuar për përfshirjen e avokatit Kollçaku në rastin e fajdes?