24 skuadra, asnjë e paprekur – Mbappe po terrorizon La Ligan

24 skuadra, asnjë e paprekur – Mbappe po terrorizon La Ligan

24 skuadra, asnjë e paprekur – Mbappe po terrorizon La Ligan

Kylian Mbappe ka arritur një tjetër rekord në La Liga, pasi ka shënuar ndaj çdo kundërshtari me të cilin është përballur në kampionatin spanjoll.

Sponsor 3M Express

Sulmuesi i Real Madridit gjeti rrjetën edhe ndaj Racing Santanderit të dielën, duke vazhduar serinë e tij mbresëlënëse në futbollin spanjoll.

Francezi realizoi nga pika e bardhë në minutën e 11-të, duke i dhënë epërsinë e hershme skuadrës madrilene. Sipas OptaJose, me këtë gol ai ka arritur në kuotën e 68 realizimeve ndaj 24 skuadrave të ndryshme me të cilat është përballur në La Liga.

Kështu, asnjë kundërshtar që Mbappe ka pasur përballë në këtë garë nuk ka arritur t’i shpëtojë golave të tij.

Përveç rekordit ndaj kundërshtarëve, 27-vjeçari po vazhdon të tregojë efikasitet të jashtëzakonshëm edhe nga pika e bardhë.

Me realizimin ndaj Racing Santanderit, Mbappe ka shënuar 18 penallti në La Liga që nga fillimi i sezonit 2024/25.

Asnjë futbollist tjetër nuk ka realizuar më shumë penallti gjatë kësaj periudhe, me sulmuesin e Osasunës, Ante Budimir, që gjithashtu ka arritur shifrën prej 18 golash nga pika e bardhë.

Ky është një tjetër tregues i ndikimit të madh të Mbappes te Real Madridi, ku francezi po vazhdon të thyejë rekorde dhe të konfirmohet si një prej sulmuesve më vendimtarë në futbollin evropian./Telegrafi/

Lexo edhe

Incident në ndeshjen U17 në Pejë, ndeshjen kap futbollistin e KF Peja në fytyrë

Incident në ndeshjen U17 në Pejë, ndeshjen kap futbollistin e KF Peja në fytyrë

Milot Rashica e lë pas lëndimin, zhvillon disa minuta ndaj Kasimpasas

Milot Rashica e lë pas lëndimin, zhvillon disa minuta ndaj Kasimpasas

Ministri i Jashtëm zviceran zhvillon vizitën e parë në Korenë e Veriut që nga viti 2003, ndërsa rihapet zyra diplomatike

Ministri i Jashtëm zviceran zhvillon vizitën e parë në Korenë e Veriut që nga viti 2003, ndërsa rihapet zyra diplomatike