224 raste me fruth në Kosovë, mbi 95% e të infektuarve janë të pavaksinuar

224 raste me fruth në Kosovë, mbi 95% e të infektuarve janë të pavaksinuar

224 raste me fruth në Kosovë, mbi 95% e të infektuarve janë të pavaksinuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se vaksinimi mbetet masa më e rëndësishme për parandalimin e sëmundjeve infektive dhe mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve.

Sponsor 3M Express

Sipas të dhënave të institutit, nga 16 prilli deri më 18 tetor të këtij viti, në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 224 raste me fruth, ndërsa 21 raste janë regjistruar vetëm gjatë javës së fundit, transmeton Klankosova.tv.

IKShPK bën të ditur se mbi 95 për qind e personave të prekur nga fruthi janë të pavaksinuar me vaksinën MMR, e cila mbron nga fruthi, shytat dhe rubeola.

Përveç vaksinimit të rregullt sipas kalendarit kombëtar, instituti ka intensifikuar edhe vaksinimin plotësues (catch-up) për fëmijët që, për arsye të ndryshme, nuk janë vaksinuar me kohë.

Si rezultat i kësaj fushate, gjatë këtij viti janë vaksinuar mbi 3,481 fëmijë të grupmoshës 2-5 vjeç.

IKShPK ka vlerësuar kontributin e prindërve, profesionistëve shëndetësorë dhe institucioneve në rritjen e shkallës së vaksinimit, duke theksuar se vaksinimi është thelbësor për mbrojtjen e fëmijëve dhe kufizimin e përhapjes së fruthit.

Instituti u bën thirrje prindërve që të sigurohen se fëmijët e tyre janë vaksinuar sipas kalendarit të paraparë dhe, në rast të vaksinimit të vonuar, të kontaktojnë profesionistët shëndetësorë për të marrë udhëzimet e nevojshme.

Lexo edhe

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?

224 raste me fruth në Kosovë, mbi 95% e të infektuarve janë të pavaksinuar | Momenti