21 vjet nga vendimi i Hagës kur Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm

21 vjet nga vendimi i Hagës kur Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm

21 vjet nga vendimi i Hagës kur Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm

Më 30 nëntor 2005, Gjykata e Hagës e shpalli të pafajshëm ish-luftëtarin e UÇK-së, Fatmir Limaj – Çeliku, nga akuzat për krime lufte.

Sponsor 3M Express

Njëri ndër komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga një proces gjyqësor i gjatë një vit, ishte shpallur i pafajshëm për aktakuzat e ngritura ndaj tij.

Në kohën kur u arrestua Fatmir Limaj nga Tribunali i Hagës në shkurt 2003 nën akuzat për krime lufte, ishte deputet në legjislacionin e parë të Kuvendit të Kosovës dhe shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, transmeton Klankosova.tv.

Më 1 dhjetor 2005, Fatmir Limaj arriti në Aeroportin e Prishtinës, ku ishte pritur nga liderë të lartë të atëhershëm politikë si dhe të gjithë bashkë komandantët e UÇK-së, si Hashim Thaçi, Azem Syla, Sylejman Selimi, Jakupi Krasniqi, Rexhep Selimi, Ramë Buja dhe Agim Çeku, raporton KP.

Në pritje të tij kishin dalë edhe mijëra qytetarë për të festuar, për atë që ata e kanë quajtur fitore të drejtësisë ndërkombëtare dhe luftës së pastër të UÇK-së./Klankosova.tv.

Lexo edhe

Ndalet në Han të Elezit personi i tretë i dyshuar për përgatitjen e vrasjes së rëndë, ishte në kërkim policor

Ndalet në Han të Elezit personi i tretë i dyshuar për përgatitjen e vrasjes së rëndë, ishte në kërkim policor

Kurti takon anëtarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë

Kurti takon anëtarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë

Ndalohet personi i tretë i dyshuar për përgatitje të vrasjes së rëndë

Ndalohet personi i tretë i dyshuar për përgatitje të vrasjes së rëndë