175 zyrtarë policorë të Njësisë për Reagim të Shpejtë certifikohen në modulin “ballafaqimi me turma” – fotografi

Policia e Kosovës ka përmbyllur ciklin e trajnimeve profesionale në modulin “Ballafaqimi me Turma”, me certifikimin e grupit të pestë dhe të fundit. Në këtë program janë certifikuar gjithsej 175 zyrtarë policorë të Njësive për Reagim të Shpejtë (NJRSH), të organizuar në pesë grupe.

Sponsor 3M Express

Në njoftim thuhet se trajnimi është realizuar nga instruktorët e Drejtorisë së Njësisë Speciale Operative (NJSO), në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë dhe në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë, nën mbikëqyrjen e Divizionit të Trajnimit, në kuadër të Departamentit të Burimeve Njerëzore.

“Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë përfaqësues të stafit udhëheqës të Departamentit dhe Divizionit të Njësive Speciale, instruktorët e NJSO-së, si dhe përfaqësues të stafit mbikëqyrës të Drejtorisë Rajonale të Policisë – Mitrovica Jug.

Realizimi i këtij programi përbën një nga aktivitetet e planifikuara për zhvillimin profesional të NJRSH-së, me fokus në standardizimin e përgatitjes dhe avancimin e kapaciteteve për përmbushjen e detyrave policore”, thuhet në njoftim.

Përmes këtij programi, Policia e Kosovës thekson se vazhdon angazhimin për zhvillimin e burimeve njerëzore dhe forcimin e kapaciteteve profesionale e operative të njësive policore, një rezultat konkret në funksion të ngritjes së kapaciteteve dhe gatishmërisë profesionale të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Lexo edhe

Caktohet data dhe ora e hedhjes së shortit për 1/16 e finales së Kupës së Kosovës

Caktohet data dhe ora e hedhjes së shortit për 1/16 e finales së Kupës së Kosovës

“Ah more bab, keq na le…”, djali i Sylë Dakajt reagon pas vrasjes së babait në Suharekë

“Ah more bab, keq na le…”, djali i Sylë Dakajt reagon pas vrasjes së babait në Suharekë

Studentët organizohen për herë të parë në Lëvizjen Studentore Kombëtare: Nuk kemi kryetar, mbrojmë debatin e hapur dhe protestën paqësore

Studentët organizohen për herë të parë në Lëvizjen Studentore Kombëtare: Nuk kemi kryetar, mbrojmë debatin e hapur dhe protestën paqësore