17 artistë në natën e parë, sonte vazhdon festivali “Akordet e Kosovës”

17 artistë në natën e parë, sonte vazhdon festivali “Akordet e Kosovës”

17 artistë në natën e parë, sonte vazhdon festivali “Akordet e Kosovës”

Sonte mbahet nata e dytë e edicionit të katërt të Festivalit të Këngës “Akordet e Kosovës”, i organizuar nga Radiotelevizioni i Kosovës (RTK).

Sponsor 3M Express

Festivali ka nisur mbrëmë në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, me një spektakël muzikor që solli në skenë 17 solistë konkurrues, të shoqëruar drejtpërdrejt nga orkestra dhe bendi i festivalit.

Në natën e parë, publiku pati mundësinë të shijojë një larmi zhanresh muzikore, nga rock-u alternativ, etno-pop-i dhe xhazi, deri te baladat.

Ngjarja u transmetua drejtpërdrejt në RTK, si dhe në Radiotelevizionin Shqiptar dhe Radiotelevizionin e Maqedonisë së Veriut, në kanalin e gjuhës shqipe.

Përveç rëndësisë artistike dhe kulturore, festivali këtë vit vjen edhe me një synim të veçantë: përfaqësimin e Kosovës në Eurovision.

Drejtoresha e Përgjithshme e RTK-së, Zana Spahiu, ka bërë të ditur se transmetuesi publik ka nisur lobimin pranë Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU), duke dërguar një kërkesë që fituesi i “Akordeve të Kosovës” të ketë mundësinë ta përfaqësojë vendin në Eurovision.

Spahiu ka shprehur optimizëm për këtë iniciativë, por ka theksuar se ende ka punë për t’u bërë, pasi statuti aktual i EBU-së nuk e lejon Kosovën të jetë pjesë e këtij mekanizmi.

Ndërkohë, drejtori artistik i festivalit, Florent Boshnjaku, ka vlerësuar rikthimin e emrit historik “Akordet e Kosovës”, duke e cilësuar këtë si një fillim të ri për festivalin dhe një mënyrë për të ruajtur trashëgiminë muzikore.

Edicioni i katërt do të përmbyllet me natën e tretë, e cila do t’i kushtohet festivalit të fëmijëve, që këtë vit organizohet për herë të parë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Vazhdon protesta në Prishtinë, tymi i kuq mbulon policinë

Vazhdon protesta në Prishtinë, tymi i kuq mbulon policinë

Arsenali përgatit një ofertë tronditëse në janar për transferimin e yllit të Real Madridit

Arsenali përgatit një ofertë tronditëse në janar për transferimin e yllit të Real Madridit

Halloween në stilin Tesla – vetura autonome me skelete në bord!

Halloween në stilin Tesla – vetura autonome me skelete në bord!

17 artistë në natën e parë, sonte vazhdon festivali “Akordet e Kosovës” | Momenti