1,606 gjoba dhe 23 aksidente brenda një jave në rajonin e Ferizajt

1,606 gjoba dhe 23 aksidente brenda një jave në rajonin e Ferizajt

1,606 gjoba dhe 23 aksidente brenda një jave në rajonin e Ferizajt

Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1,606 gjoba kundërvajtëse dhe ka regjistruar 23 aksidente trafiku gjatë javës së kaluar, nga data 12 deri më 18 tetor 2026.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kësaj periudhe janë pezulluar edhe 30 patenta shoferi për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të trafikut.

Nga 23 aksidentet e regjistruara, 14 kanë përfunduar me persona të lënduar, ku gjithsej 18 persona kanë pësuar lëndime, ndërsa në nëntë aksidente janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë aktivitetet e shtuara për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor.

Njëkohësisht, u ka bërë thirrje shoferëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe të respektojnë rregullat e trafikut.

Policia ka ftuar qytetarët që të raportojnë kundërvajtjet në trafik përmes stacionit më të afërt policor, aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” ose në numrin 192. /Telegrafi/

Lexo edhe

Rrëzohet aeroplani luftarak rus, lëndohen dy pilotët

Rrëzohet aeroplani luftarak rus, lëndohen dy pilotët

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro

Pas dorëheqjes së Hamzës, Vlora Çitaku caktohet ushtruese e detyrës së kryetares së PDK-së

Pas dorëheqjes së Hamzës, Vlora Çitaku caktohet ushtruese e detyrës së kryetares së PDK-së

1,606 gjoba dhe 23 aksidente brenda një jave në rajonin e Ferizajt | Momenti