137 milionë euro për modernizimin e A3-shit, tenderi pa epilog – kush mban përgjegjësi për vonesat në sektorin energjetik? (VIDEO)

137 milionë euro për modernizimin e A3-shit, tenderi pa epilog – kush mban përgjegjësi për vonesat në sektorin energjetik? (VIDEO)

137 milionë euro për modernizimin e A3-shit, tenderi pa epilog – kush mban përgjegjësi për vonesat në sektorin energjetik? (VIDEO)

Më 24 janar 2025, Qeveria e Kosovës dhe Korporata Energjetike e Kosovës prezantuan projektin 137 milionë eurosh për rehabilitimin dhe modernizimin e njësisë A3 të Termocentralit Kosova A. Kryeministri Albin Kurti e cilësoi këtë si investimin më të madh në kapacitetet gjeneruese të KEK-ut që nga ndërtimi i termocentraleve, katër dekada më parë.

Sponsor 3M Express

Sipas zotimeve të institucioneve, modernizimi do ta rriste kapacitetin e A3-shit, do ta dyfishonte përafërsisht prodhimin vjetor dhe do t’ia zgjaste jetëgjatësinë njësisë për 20 vjet të tjerë.

Por, rreth 21 muaj pas prezantimit të projektit, investimi ende nuk ka marrë epilog. Procedura e tenderimit, e zhvilluar me parakualifikim, ka nisur gjatë vitit 2025. Në nëntor të atij viti, KEK-u publikoi rezultatet e fazës së parë, ndërsa deri në fund të tetorit 2026 nuk është bërë publik ndonjë vendim përfundimtar për dhënien e kontratës.

Në këtë procedurë kanë shprehur interesim kompani dhe konsorciume ndërkombëtare, ndërsa disa prej tyre kanë kaluar fazën e parakualifikimit. Megjithatë, mbeten të paqarta arsyet e zvarritjes së procedurës, ecuria e fazës së dytë dhe koha kur pritet të fillojnë punimet. Rregullorja për Prokurimin Publik përcakton afate për vlerësimin e ofertave, por për të konstatuar një shkelje eventuale duhet të sqarohet faza konkrete në të cilën ndodhet tenderi.

Burime të hulumtimit kanë treguar se zvarritja e procedurës lidhet me nevojën për të shmangur nxjerrjen njëkohësisht jashtë prodhimit të njësive A3 dhe B1, në prag të sezonit dimëror.

Eksperti i energjisë, Adhurim Haxhimusa, vlerëson se vonesat në realizimin e projekteve të rehabilitimit lidhen kryesisht me mungesën e koordinimit ndërinstitucional dhe të kapaciteteve njerëzore për menaxhimin e investimeve komplekse. Sipas tij, përgjegjësia për planifikimin dhe funksionimin e sistemit përfshin Ministrinë e Ekonomisë, KEK-un, ZRRE-në dhe operatorët e tjerë të sektorit.

Pavarësisht zotimeve të përsëritura për modernizimin e termocentraleve, përfshirë programin e Qeverisë Kurti III, mbeten pa përgjigje disa çështje thelbësore: Përse tenderi 137 milionësh nuk ka përfunduar? A është vonuar procedura për shkak të planifikimit të remontit të B1-shit? Kush e ka marrë një vendim të tillë, nëse ai ekziston? Dhe kush mban përgjegjësi për pasojat që vonesat mund të kenë në prodhimin vendor dhe nevojën për import?

Për këto çështje, Ministria e Ekonomisë i ka drejtuar pyetjet te KEK-u, ndërsa korporata nuk ka kthyer përgjigje në kërkesën e dërguar më 20 tetor 2026.

Detajet mund t’i gjeni në Kiks Kosova.

 

Lexo edhe

Kandiç për Vuçiqin: Ky është zemërimi i një radikali të pafuqishëm e të humbur

Kandiç për Vuçiqin: Ky është zemërimi i një radikali të pafuqishëm e të humbur

Klan Kosova dhuron 5 mijë euro donacion për gratë (VIDEO)

Klan Kosova dhuron 5 mijë euro donacion për gratë (VIDEO)

Rudina Dembacaj komenton tre banorët e parë të BBVK 5 (VIDEO)

Rudina Dembacaj komenton tre banorët e parë të BBVK 5 (VIDEO)

137 milionë euro për modernizimin e A3-shit, tenderi pa epilog – kush mban përgjegjësi për vonesat në sektorin energjetik? (VIDEO) | Momenti