114.6 kilogramë kokainë të fshehura në kamion – Arrestohet në Francë shoferi shqiptar, mohon akuzat

114.6 kilogramë kokainë të fshehura në kamion – Arrestohet në Francë shoferi shqiptar, mohon akuzat

114.6 kilogramë kokainë të fshehura në kamion – Arrestohet në Francë shoferi shqiptar, mohon akuzat

Një 50-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e autoriteteve franceze, pasi në kamionin që drejtonte u gjetën dhe u sekuestruan 114.6 kilogramë kokainë.

Sponsor 3M Express

Sekuestrimi i drogës u krye në pikën e pagesës së autostradës në Arles, gjatë një kontrolli në orët e para të mëngjesit.

Sipas mediave franceze, operacioni u zhvillua gjatë natës mes 18 dhe 19 nëntorit. Pak pas mesnatës, oficerët e doganës ndaluan për kontroll një kamion me targa italiane, i cili transportonte mallra për një rrjet të madh tregtar.

Fillimisht, kontrolli ishte rutinë, por gjatë verifikimit të automjetit efektivët zbuluan një ngarkesë të fshehur droge. Kokaina ishte vendosur në mbajtësen e bobinave të kamionit, një pajisje që shërben për stabilizimin e ngarkesës gjatë transportit.

Në total, autoritetet sekuestruan 114.6 kilogramë kokainë. Pas zbulimit, shoferi shqiptar u arrestua dhe iu dorëzua Zyrës Kundër Narkotikëve të Policisë Gjyqësore (Ofast) në Marsejë. Më pas, ai u vendos në paraburgim në pritje të daljes para gjykatës.

Gjatë marrjes në pyetje, 50-vjeçari ka mohuar të ketë pasur dijeni për drogën. Ai ka pretenduar se kokaina ishte vendosur në kamion pa dijeninë e tij dhe se nuk e dinte që po transportonte lëndë narkotike.

Sipas mediave franceze, shqiptari nuk ka precedentë penalë dhe nuk ka qenë më parë i njohur për drejtësinë franceze.

Ai pritet të përballet me akuza për posedim, transport dhe importim të lëndëve narkotike, si dhe për transportimin e mallrave të ndaluara në kundërshtim me legjislacionin doganor. Seanca gjyqësore është parashikuar të zhvillohet më 24 nëntor në Gjykatën e Tarasconit, në kuadër të një procedure të përshpejtuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Messi humb kontrollin në humbjen e Inter Miamit, godet kundërshtarin me top në fytyrë

Messi humb kontrollin në humbjen e Inter Miamit, godet kundërshtarin me top në fytyrë

Fjalori i “Bashkimit” dhe Kongresi i Manastirit

Fjalori i “Bashkimit” dhe Kongresi i Manastirit

Keni bërë gabim në Story? Instagram tani ju lejon ta korrigjoni edhe pas publikimit

Keni bërë gabim në Story? Instagram tani ju lejon ta korrigjoni edhe pas publikimit