
11 zyrtarë policorë, përfshirë një toger, pritet të suspendohen lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Lajmi është bërë i ditur nga burime të gazetares së Klan Kosovës, Altiana Zogaj.
Sipas këtyre burimeve, zyrtarët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt.
Rekomandimi për suspendimin e tyre është bërë nga Inspektorati Policor i Kosovës, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret së shpejti./Klankosova.tv




