10 vjet nga vdekja e Astrit Deharit, Tahiri kërkon llogaridhënie nga pushteti: S’keni bërë asgjë

10 vjet nga vdekja e Astrit Deharit, Tahiri kërkon llogaridhënie nga pushteti: S’keni bërë asgjë

10 vjet nga vdekja e Astrit Deharit, Tahiri kërkon llogaridhënie nga pushteti: S’keni bërë asgjë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar drejtësi për rastin e Astrit Deharit, në 10-vjetorin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, por ka theksuar se krahas drejtësisë duhet të ketë edhe përgjegjësi dhe llogaridhënie nga ata që janë në pushtet.

Sponsor 3M Express

Gjatë deklarimeve jashtë rendit të ditës në seancën e Kuvendit, Tahiri ka drejtuar kritika ndaj shumicës parlamentare, përkatësisht Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se për gjashtë vjet në pushtet nuk ka arritur të sigurojë as një evidencë të thjeshtë për atë që ka ndodhur në rastin e Deharit.

“Lëreni këtë punë, mos e politizoni, kërkoni përgjegjësi edhe ndaj personave që janë në pushtet tash e gjashtë vjet dhe nuk kanë bërë asgjë për këtë temë. Pra ne kërkojmë drejtësi si ju, por kërkojmë edhe përgjegjësi dhe llogaridhënie”, është shprehur Tahiri.

Ai ka folur edhe për Raportin e Kosovës, i cili të mërkurën u është dorëzuar udhëheqësve të shtetit, duke e cilësuar atë si raportin më të keq që i është dorëzuar ndonjëherë Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Strategjia shtetërore për apelin e ish-krerëve të UÇK-së do të mbahet konfidenciale

Strategjia shtetërore për apelin e ish-krerëve të UÇK-së do të mbahet konfidenciale

Hartimi i strategjisë për ish-krerët e UÇK-së, Konjufca: Mbledhja e radhës do të jetë të shtunën

Hartimi i strategjisë për ish-krerët e UÇK-së, Konjufca: Mbledhja e radhës do të jetë të shtunën

Vijojnë konsultimet për formimin e qeverisë së re në Izrael

Vijojnë konsultimet për formimin e qeverisë së re në Izrael