Zvicra nën presion: Kostoja e jetesës po godet edhe klasën e mesme, më shumë kosto, më pak pushime

Zvicra nën presion: Kostoja e jetesës po godet edhe klasën e mesme, më shumë kosto, më pak pushime
Rritja e qirave, sigurimeve shëndetësore, ushqimeve, karburanteve dhe energjisë po ngushton gjithnjë e më shumë buxhetet familjare. Në Vevey, qytetarët thonë se çmimet po bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u përballuar. Pensionistët dhe familjet me të ardhura të ulëta janë më të prekurit, por presioni financiar po ndihet edhe te klasa e mesme, […]

Rritja e qirave, sigurimeve shëndetësore, ushqimeve, karburanteve dhe energjisë po ngushton gjithnjë e më shumë buxhetet familjare.

Në Vevey, qytetarët thonë se çmimet po bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u përballuar. Pensionistët dhe familjet me të ardhura të ulëta janë më të prekurit, por presioni financiar po ndihet edhe te klasa e mesme, transmeton Telegrafi.

Një familje në Lucens me 11,200 franga neto në muaj shpenzon mbi 7,000 franga vetëm për kostot fikse.

Sipas një studimi të Qualinsight, 89% e banorëve të Zvicrës frankofone monitorojnë shpenzimet mujore. Mbi gjysma kanë shkurtuar shpenzimet për pushime dhe kohën e lirë, ndërsa 47% kanë kursyer edhe në ushqim.

Debati ka mbërritur edhe në Bernë: e majta kërkon masa më të forta ndaj rritjes së qirave dhe çmimeve të karburanteve, ndërsa e djathta kërkon ulje taksash për familjet.

Për shumë familje zvicerane, të ardhurat mbeten relativisht të qëndrueshme, por hapësira për kursime, udhëtime dhe shpenzime të papritura po zvogëlohet./Telegrafi/

Lexo edhe

Në PDK, optimistë për konsensus rreth emrit të Justina Shiroka-Pulës

Në PDK, optimistë për konsensus rreth emrit të Justina Shiroka-Pulës

Propozimi i Justina Shiroka Pulës, sinjale pozitive nga PDK-ja

Propozimi i Justina Shiroka Pulës, sinjale pozitive nga PDK-ja

Propozimi për Shiroka Pulën presidente, pas pak pritet konferencë nga PDK-ja

Propozimi për Shiroka Pulën presidente, pas pak pritet konferencë nga PDK-ja

Zvicra nën presion: Kostoja e jetesës po godet edhe klasën e mesme, më shumë kosto, më pak pushime | Momenti