Zjarrfikësit në Ferizaj kanë intervenuar sot për largimin e një mbledhësi të ujit, i cili paraqiste rrezik për sigurinë e kalimtarëve.

Sipas njoftimit të zjarrfikësve, mbledhësi i ujit ishte shkëputur nga kati i gjashtë i një objekti si pasojë e erërave dhe kishte rënë mbi kulmin e një objekti pranë tij.
“Sot kemi hequr një mbledhës të ujit në katin e gjashtë, i cili mund t’i rrezikonte kalimtarët e rastit”, kanë njoftuar zjarrfikësit.
Me ndërhyrjen e zjarrfikësve është eliminuar rreziku potencial për kalimtarët në atë zonë. /Telegrafi/





