Zemaj: Raporti i Progresit e rrëzon propagandën e Qeverisë për sukseset në shëndetësi

Zemaj: Raporti i Progresit e rrëzon propagandën e Qeverisë për sukseset në shëndetësi

Zemaj: Raporti i Progresit e rrëzon propagandën e Qeverisë për sukseset në shëndetësi

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, në Kuvendin e Kosovës ka folur për gjendjen në sistemin shëndetësor, dhe kritikat që, sipas tij, i ka marrë ky sistem nga Raporti i Progresit, i publikuar të mërkurën.

Sponsor 3M Express

Ai tha se Raporti nuk paraqet thjesht disa vërejtje teknike, por evidenton probleme të thella në menaxhimin, planifikimin dhe funksionimin e sistemit tonë shëndetësor.

“Ky raport e rrëzon propagandën qeveritare për suksese në shëndetësi, dhe e vendos përballë realitetit të spitaleve, pacientëve dhe profesionistëve shëndetësorë”, deklaroi Zemaj.

Ai tha se vendi sot ka buxhet më të madh, por barna esenciale që vazhdojnë të mungojnë.

“Kemi plane të miratuara për programe që nuk zbatohen. Kemi premtime për digjitalizim, por sistem informativ shëndetësor të fragmentuar dhe jofunksional. Kemi institucione që flasin për reforma, por nuk arrijnë asnjëherë t’i zbatojnë ato”:

“Komisioni Evropian konstatoi se në vitin 2025, buxheti për shëndetësi arriti në 358 milionë euro. Megjithatë, një pjesë e mjeteve nuk arriti të shpenzohet, ndërsa qytetarët vazhdojnë të përballen me mungesë të barnave dhe shërbimeve esenciale”.

“Kjo është pyetja që duhet t’i përgjigjet qeveria: Si është e mundur që kemi miliona në dispozicion, ndërsa pacientët detyrohen t’i blejnë vetë barnat dhe terapitë. A është në pyetje paaftësia, keqmenaxhimi apo tenderët njëburimorë? Unë besoj se është kjo e fundit!”.

“Rreth 40% e shpenzimeve shëndetësore vazhdojnë të mbulohen drejtpërdrejtë nga vetë qytetarët”, theksoi ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ai tha se problemi nuk është vetëm se sa para ndahen, por si menaxhohen ato dhe çfarë rezultatesh prodhojnë.

Zemaj përmendi edhe rënien e mbushueshmërisë me vaksinën MMR, nga 89 në 82%, është shqetësuese. Ndërsa shtoi se për komunitetet rome, ashkali dhe egjiptiane, kjo shkallë mbetet nën 40%.

Më tej, deputeti tha se edhe programet kundër kancerit nuk zbatohen në mënyrë sistematike. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Një punëtor i Raiffeisen Bankës qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

Një punëtor i Raiffeisen Bankës qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

ahiri: Gjykimi në Hagë nuk ka të bëjë me drejtësinë, por me përmbysjen e historisë

ahiri: Gjykimi në Hagë nuk ka të bëjë me drejtësinë, por me përmbysjen e historisë

Nga karriera si futbollist te sfida e trajnerit, Gjeraj zbulon objektivat me Drinin e Bardhë

Nga karriera si futbollist te sfida e trajnerit, Gjeraj zbulon objektivat me Drinin e Bardhë