Vrau nënën e katër fëmijëve, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Greqi

Vrau nënën e katër fëmijëve, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Greqi

Vrau nënën e katër fëmijëve, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Greqi

Një 41-vjeçar shqiptar është dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi, pasi vrau bashkëshorten e tij 36-vjeçare, M.N, nënë e katër fëmijëve të tyre, në qytetin e Volosit.

Sponsor 3M Express

Krimi i rëndë kishte ndodhur në gusht të vitit 2025, në prani të fëmijëve të çiftit.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Jurisë në Trikala, e cila e shpalli të pandehurin fajtor edhe në shkallën e dytë për vrasje me dashje, të kryer në gjendje të qetë psikologjike.

Përveç burgimit të përjetshëm, atij iu shqiptua edhe një vit burgim për armëmbajtje dhe përdorim të paligjshëm të armës.

Sipas mediave greke, 41-vjeçari e kishte sulmuar bashkëshorten me një mjet të mprehtë nga një set për pjekje, duke e goditur disa herë.

Gruaja kishte tentuar të largohej për t’i shpëtuar sulmit, por ai e kishte ndjekur deri te shkallët e ndërtesës ku jetonin, ku edhe e kishte vrarë. Një nga plagët, në zonën e zemrës, rezultoi fatale.

Në seancat gjyqësore ishin të pranishëm edhe katër fëmijët e çiftit, të moshës 19, 17, 14 dhe 6 vjeç, shkruan mediumi grek Enikos.gr

Ata e ndoqën procesin në një atmosferë tejet të rëndë emocionale, ndërsa nuk shkëmbyen asnjë fjalë me babanë e tyre, i cili ndodhej në bankën e të akuzuarve.

Gjatë mbrojtjes, shqiptari pretendoi se kishte probleme me shëndetin mendor dhe kërkoi që kjo të merrej parasysh në përcaktimin e përgjegjësisë penale, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu pretendoi se gjendja e tij psikologjike dhe sjellja e bashkëshortes kishin ndikuar në ngjarje.

Megjithatë, gjykata i hodhi poshtë pretendimet për përgjegjësi të zvogëluar penale dhe kërkesat për rrethana lehtësuese, duke pranuar kërkesën e prokurores për dënimin e tij për vrasje të kryer me dashje dhe në gjendje të qetë psikologjike.

Avokatja e familjes së viktimës kishte deklaruar gjatë procesit se 36-vjeçarja kishte përjetuar dhunë psikologjike, verbale dhe fizike nga bashkëshorti i saj.

Sipas palës akuzuese, krimi ishte i planifikuar dhe autori e kishte ndjekur gruan derisa e kishte arritur dhe vrarë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Presidentja Shiroka-Pula: Asnjë proces gjyqësor nuk mund ta zhbëjë të drejtën e popullit të Kosovës për liri

Presidentja Shiroka-Pula: Asnjë proces gjyqësor nuk mund ta zhbëjë të drejtën e popullit të Kosovës për liri

Presidentja për festën e organizuar në nder të 28 Nëntorit: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë

Presidentja për festën e organizuar në nder të 28 Nëntorit: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë

Trump i habitur me rënien e bursave: Humbëm gjashtë trilionë dollarë, dikush le të më tregojë çfarë ndodhi!

Trump i habitur me rënien e bursave: Humbëm gjashtë trilionë dollarë, dikush le të më tregojë çfarë ndodhi!