Vrasja e dyfishtë në Gjilan, Gërvalla: Rrethanat të hetohen pa vonesa

Vrasja e dyfishtë në Gjilan, Gërvalla: Rrethanat të hetohen pa vonesa

Vrasja e dyfishtë në Gjilan, Gërvalla: Rrethanat të hetohen pa vonesa

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas rastit tragjik në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku humbën jetën dy persona.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla e ka cilësuar ngjarjen si tronditëse, duke theksuar rëndësinë e sigurisë brenda familjes dhe nevojën për reagim institucional.

“Familja duhet të jetë streha më e sigurt e njeriut, vendi ku mbizotërojnë dashuria, harmonia, kujdesi dhe mbrojtja. Çdo ngjarje që e cenon këtë siguri kërkon vëmendje dhe reagim të menjëhershëm institucional”, ka shkruar ajo.

Gërvalla ka kërkuar që rrethanat e rastit të hetohen plotësisht dhe pa vonesa, në mënyrë që të zbardhet e vërteta dhe institucionet përgjegjëse të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore.

Në fund, ministrja u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të viktimave./Telegrafi/

Lexo edhe

Një shishe vodkë pranë shtratit? Arsyeja pse po përdoret për pastrimin e dyshekut do t’ju habisë

Një shishe vodkë pranë shtratit? Arsyeja pse po përdoret për pastrimin e dyshekut do t’ju habisë

Zhegrova e mposhtë Rrahmanin, Juventusi merr tri pikë të mëdha

Zhegrova e mposhtë Rrahmanin, Juventusi merr tri pikë të mëdha

“Zhegrova meriton më shumë, ka mentalitet nga Kosova”, tifozët e Juventusit me kërkesë për Spallettin

“Zhegrova meriton më shumë, ka mentalitet nga Kosova”, tifozët e Juventusit me kërkesë për Spallettin

Vrasja e dyfishtë në Gjilan, Gërvalla: Rrethanat të hetohen pa vonesa | Momenti