Modeli më i ri 100% elektrik i Volvo-s, EX60, është prezantuar për herë të parë në Kosovë, në një ngjarje të organizuar nga Auto Mita, përfaqësues zyrtar i markës suedeze në vend.

Prezantimi u mbajt në showroom-in e Auto Mita-s, ku të pranishmit patën mundësinë ta shohin nga afër modelin e ri, i cili shënon një tjetër hap të rëndësishëm të Volvo-s në drejtim të elektrifikimit të automjeteve.
Volvo EX60 vjen si një model që synon të sjellë një përvojë të re të lëvizjes plotësisht elektrike, duke vazhduar rrugëtimin e prodhuesit suedez drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme në industrinë e automobilizmit.
Për të gjithë të interesuarit, showroom-i i Auto Mita-s mbetet i hapur për vizitorë, të cilët mund ta shohin nga afër modelin më të ri elektrik të Volvo-s dhe të njihen me konceptin e ri të markës suedeze për mobilitetin elektrik.
Me prezantimin e EX60, Volvo vazhdon të forcojë prezencën e saj në tregun e automjeteve elektrike, ndërsa Auto Mita sjell edhe një tjetër risi të markës në Kosovë. /Telegrafi/




