Vidhen rreth 30 mijë shishe verë me vlerë pesë milionë euro në Itali

Vidhen rreth 30 mijë shishe verë me vlerë pesë milionë euro në Itali

Vidhen rreth 30 mijë shishe verë me vlerë pesë milionë euro në Itali

Të paktën shtatë persona të maskuar dyshohet se kanë çaktivizuar alarmin dhe kamerat e sigurisë, para se të përdornin pirunët ngritës të kompanisë për t’i ngarkuar shishet në dy kamionë.

Në mesin e verërave të vjedhura janë edhe markat e njohura Solaia, Tignanello dhe Guado al Tasso.

Sponsor 3M Express

Vjedhja dyshohet se ka ndodhur gjatë fundjavës, ndërsa është zbuluar të hënën në mëngjes, kur punonjësit kanë mbërritur në objekt.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Renzo Cotarella, ka thënë se një vjedhje e përmasave dhe vlerës së tillë nuk ishte regjistruar më parë në Itali. Ai ka shprehur shpresën se kamerat përgjatë rrugëve do t’i ndihmojnë autoritetet të gjurmojnë kamionët e përdorur dhe të rikuperojnë të paktën një pjesë të shisheve të vjedhura.

Deri tani nuk raportohet për arrestime.

“Marchesi Antinori” është kompani familjare e themeluar në vitin 1385, e cila eksporton verërat e saj në 170 vende të botës. Rasti vjen pas disa vjedhjeve të ngjashme të raportuara në Itali gjatë këtij viti.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

50 të arrestuar në aksionin kundër drogës në Ballkan, narkotikët transportoheshin me kamionë

50 të arrestuar në aksionin kundër drogës në Ballkan, narkotikët transportoheshin me kamionë

Studimi: Pijet dietike me ëmbëlsues artificialë mund të ndihmojnë në humbjen e peshës

Studimi: Pijet dietike me ëmbëlsues artificialë mund të ndihmojnë në humbjen e peshës

I plagosuri nga vrasja e dyfishtë në Gjilan në gjendje të rëndë shëndetësore

I plagosuri nga vrasja e dyfishtë në Gjilan në gjendje të rëndë shëndetësore