​Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, ç’ thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

Përfaqësuesit e Komisionit të Përbashkët për Zbatimin e Marrëveshjes (JIC) të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë takuar me homologët e tyre nga Forcat e Armatosura të Serbisë (SAF).

Sponsor 3M Express

Takimi është mbajtur në kampin “Film City” në Prishtinë.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se marrëveshjet ekzistuese vazhdojnë të dëshmohen si një kornizë e qëndrueshme për bashkëpunim dhe koordinim.

“Përmes JIC-së, KFOR-i dhe Forcat e Armatosura të Serbisë mbajnë marrëdhënie të bazuara në profesionalizëm dhe respekt të ndërsjellë, duke mundësuar komunikim transparent dhe në kohë për çështjet që lidhen me “Vijën Kufitare Administrative (ABL)” ( siç i referohen ata kufirit Kosovë -Serbi), dhe Marrëveshjen Teknike Ushtarake (MTA)”.

KFOR-i po ashtu theksoi se mbetet plotësisht i përkushtuar në përmbushjen e mandatit të tij, të përcaktuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, në mënyrë të paanshme.

KFOR mban takime të rregullta me ushtrinë e Serbisë, por kryesisht vizitat kryhen në Beograd nga komandanti i KFOR-it. Një vizitë e gjeneralit serb Lubisha Dikoviq në Prishtinë, më 1 gusht 2014, kishte shkaktuar reagime të fuqishme në Kosovë.

Lexo edhe

Publikohet një video e Valdetit dhe Valdrinës ku dëgjohen duke ofenduar njëri-tjetrin

Publikohet një video e Valdetit dhe Valdrinës ku dëgjohen duke ofenduar njëri-tjetrin

Ndalohen pesë persona të dyshuar për ‘’vjedhje të rëndë’’

Ndalohen pesë persona të dyshuar për ‘’vjedhje të rëndë’’

“Janë aludime të atyre që kanë punuar në UDB”, Zemaj i reagon Ramabajës

“Janë aludime të atyre që kanë punuar në UDB”, Zemaj i reagon Ramabajës