Ukraina përgatitet për negociata me Rusinë dhe SHBA-në

Ukraina përgatitet për negociata me Rusinë dhe SHBA-në

Ukraina përgatitet për negociata me Rusinë dhe SHBA-në

Ukraina po intensifikon përgatitjet diplomatike për negociatat e mundshme me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara. Presidenti Volodymyr Zelensky thotë se Kievi është i gatshëm të ndërmarrë hapat e nevojshëm për përfundimin e konfliktit. Ndërkohë, Bashkimi Evropian vlerëson se Ukraina mund t’i përfundojë negociatat për anëtarësim deri në fund të vitit 2028, ndërsa numri i viktimave nga sulmet ruse në rajonin e Zaporizhjas ka arritur në 37.

Zelensky njoftoi se kishte zhvilluar një bisedë 90-minutëshe me Steve Witkoff dhe Jared Kushner, në kuadër të përgatitjeve për negociatat trepalëshe mes delegacioneve të Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, të cilat pritet të mbahen brenda më pak se një jave.

Sponsor 3M Express

Ai bëri të ditur gjithashtu se në Bruksel ishte zhvilluar një takim me përfaqësues të Ukrainës, SHBA-së, Bashkimit Evropian, Francës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, NATO-s, Bankës Botërore dhe komunitetit ndërkombëtar të biznesit, ku u diskutua për rindërtimin e Ukrainës pas luftës. Një takim tjetër ishte paraparë të mbahej të nesërmen, me fokus te garancitë e sigurisë për vendin.

Presidenti ukrainas theksoi se negociatat duhet të zhvillohen me ritmin më të shpejtë të mundshëm dhe se Kievi tashmë ia ka dorëzuar propozimet e tij palës amerikane. Ai veçoi edhe mbrojtjen ajrore si një nga prioritetet kryesore, duke kërkuar më shumë raketa interceptuese për sistemet Patriot.

Zelensky përmendi gjithashtu nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit dypalësh me SHBA-në, përfshirë nismën Drone Deals, si dhe për garanci të forta dhe të besueshme të sigurisë pas përfundimit të luftës.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri ukrainas për Integrimin Evropian dhe Euroatlantik, Vsevolod Chentsov, dhe ambasadorja e Bashkimit Evropian në Ukrainë, Katarína Mathernová, thanë se përfundimi i negociatave për anëtarësim deri në fund të vitit 2028 është një objektiv i arritshëm.

Mathernová e cilësoi këtë afat ambicioz, por realist, nëse institucionet ukrainase vazhdojnë zbatimin e reformave me ritmin aktual. Sipas saj, raporti i fundit i Komisionit Evropian evidenton përparim në të gjitha fushat e vlerësuara, pa shënuar hapa prapa. Ukraina synon hapjen e të gjithë kapitujve negociues deri në fund të vitit 2026 dhe nisjen e mbylljes së tyre gjatë vitit 2027.

Në rajonin e Zaporizhjas, ndërkohë, ekipet e shpëtimit dhe policia po vazhdojnë për të tretën ditë radhazi kërkimet në rrënojat e ndërtesës së goditur nga sulmet ruse në Komyshuvakha.

Numri i viktimave ka arritur në 37, ndërsa 59 persona vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur. Policia njofton se 12 nga trupat e gjetur deri më tani janë identifikuar, ndërsa 38 persona mund të jenë ende nën rrënoja.

Presidenti Zelensky kishte deklaruar se, pas goditjes së parë ajrore, Rusia kishte kryer edhe një sulm të dytë me nëntë bomba të tjera, duke shënjestruar posaçërisht strehimoren ku ishin vendosur civilët.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

“Më tregonte video intime dhe më prekte…” – çfarë deklaroi 13-vjeçarja në polici për babanë e saj, kush e zbuloi rastin në Pejë – Insajderi sjell detajet ekskluzive

“Më tregonte video intime dhe më prekte…” – çfarë deklaroi 13-vjeçarja në polici për babanë e saj, kush e zbuloi rastin në Pejë – Insajderi sjell detajet ekskluzive

Sijarina pas takimit me kryeprokurorin: S’tërhiqemi derisa ata që çuan Arlindën drejt vrasjes të përfundojnë në burg

Sijarina pas takimit me kryeprokurorin: S’tërhiqemi derisa ata që çuan Arlindën drejt vrasjes të përfundojnë në burg

Ndeshjet e zjarrta të Europa League: Juventus udhëton në Holandë, Leverkusen pret Marseille

Ndeshjet e zjarrta të Europa League: Juventus udhëton në Holandë, Leverkusen pret Marseille

Ukraina përgatitet për negociata me Rusinë dhe SHBA-në | Momenti