Dy persona janë arrestuar në Vushtrri, pasi gjatë kontrollit të një automjeti policia ka gjetur një pistoletë, 17 fishekë dhe rreth 14 gramë substancë të dyshuar narkotike.

Rasti ka ndodhur dje, ndërsa sipas Policisë, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “Posedimi i paautorizuar i substancave narkotike”, thotë PK./Klankosova.tv




