U injoruan nga Vitia, mjekët e rinj thërrasin protestë para Ministrisë së Shëndetësisë

U injoruan nga Vitia, mjekët e rinj thërrasin protestë para Ministrisë së Shëndetësisë

U injoruan nga Vitia, mjekët e rinj thërrasin protestë para Ministrisë së Shëndetësisë

Iniciativa “Për dinjitetin e profesionistëve shëndetësorë” ka thirrur për të shtunën protestë para Ministrisë së Shëndetësisë.

Sponsor 3M Express

Ky veprim i përfaqësuesve të kësaj iniciative ka ardhur, pasi që kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh nga ky dikaster qeveritar, si dhe para pak ditësh u është anuluar një takim i konfirmuar me ministrin Arben Vitia.

Kjo protestë do të mbahet nga ora 10:00.

Përfaqësuesi i kësaj iniciative, Besfort Racaj, ka shprehur zhgënjimin e tij me anulimin e takimit, si dhe mos realizimin e kërkesave të tyre.

Ai thotë se edhe pas anulimit të takimit, kësaj ministrie u ishte dhënë edhe pesë ditë kohë, por që sipas tij, nuk ka pasur reflektim.

“Ky ishte zhgënjimi i radhës! Ky ishte një tjetër mesazh se kërkesat dhe shqetësimet e profesionistëve shëndetësorë nuk po merren seriozisht! Pas gjithë pritjes, insistimit dhe përpjekjeve për të hapur rrugë drejt dialogut institucional, përsëri u përballem me të njëjtën papërgjegjësi dhe nëpërkëmbje të dinjitetit tonë. Ne kërkuam zgjidhje, jo pritje të pafundme.”, ka thënë ai.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se mijëra profesionistë shëndetësorë vazhdojnë të përballen me papunësi, pasiguri dhe mungesë të perspektivës.

“E përderisa ne presim, populli i Kosovës pret edhe më shumë! Pret në radhë të gjata korridoreve të institucioneve shëndetësore; pret termin me muaj të tërë për të marrë një shërbim esencial shëndetësor! Ndërsa ne të diplomuar, të licencuar, specialistë e profesionistë që kemi sakrifikuar vitet e rinisë për t’i shërbyer po këtij populli, sot DETYROHEMI të mendojmë për largim nga atdheu.”, ka thënë ai.

Për këtë, ai ka thënë se për të realizuar kërkesat e tyre do të organizohet një protestë masive.

“Pasi nuk lamë derë pa trokitur dhe çdo mundësi demokratike pa shterruar, nuk na ka mbetur tjetër veçse të ju bëjmë thirrje të gjithë profesionistëve shëndetësorë, studentëve, familjarëve të tyre, stafit akademik dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës të bashkohen me ne në një PROTESTË MASIVE! Nuk kërkojmë më arsyetime. Nuk pranojmë më heshtje. Nuk do të lejojmë që dinjiteti ynë të mbetet peng i vazhdueshëm i papërgjegjësisë institucionale!”, ka thënë ai. /Klankosova.tv

Lexo edhe

“Kurti është mashtrues”, Berisha: Do të ketë shpërthim të skandaleve (VIDEO)

“Kurti është mashtrues”, Berisha: Do të ketë shpërthim të skandaleve (VIDEO)

Trump: Nuk do ta kundërshtoja rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s

Trump: Nuk do ta kundërshtoja rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s

Trump: Putini mund të jetë edhe më i ashpër në luftën kundër Ukrainës

Trump: Putini mund të jetë edhe më i ashpër në luftën kundër Ukrainës