Trump: ShBA nuk do ta sulmojë Iranin para zgjedhjeve të nëntorit

Trump: ShBA nuk do ta sulmojë Iranin para zgjedhjeve të nëntorit

Trump: ShBA nuk do ta sulmojë Iranin para zgjedhjeve të nëntorit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të enjten se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërmarrin sulm ndaj Iranit para zgjedhjeve të mesmandatit në Kongresin amerikan, të cilat do të mbahen më 3 nëntor, duke pohuar se të dyja palët po zhvillojnë bisedime produktive për t’i dhënë fund luftës gjashtëmujore.

Sponsor 3M Express

“Ne po zhvillojmë diskutime produktive me Republikën Islamike të Iranit. Nuk do ta sulmojmë Iranin në asnjë moment para zgjedhjeve të mesmandatit që do të mbahen në Shtetet e Bashkuara më 3 nëntor”, shkroi Trump në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social.

Lufta, e cila nisi në shkurt me sulmet e ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, ka ndikuar në rënien e mbështetjes për Trumpin në vend, ndërsa po rëndon edhe pozitën e republikanëve, të cilët synojnë t’i ruajnë shumicat e ngushta në Kongres në zgjedhjet e nëntorit.

Sipas një sondazhi të fundit të Reuters/Ipsos, rreth 60 për qind e amerikanëve, përfshirë një në katër republikanë, nuk e miratojnë mënyrën se si Trump po e menaxhon situatën me Iranin, transmeton Klankosova.tv

Konflikti ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të benzinës, në një kohë kur votuesit e konsiderojnë koston e jetesës si shqetësimin e tyre kryesor.

Trump ka deklaruar vazhdimisht se pret që çmimet e naftës të bien pas zgjedhjeve, por deri më tani nuk ka paraqitur një plan të detajuar për përfundimin e luftës.

Irani dhe ShBA-ja kanë shkëmbyer gjatë javëve të fundit propozime që synojnë përfundimin e konfliktit dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një korridor jetik për transportin global të energjisë. Megjithatë, Trump e ka refuzuar ofertën e fundit të Teheranit.

 Ndërkohë, mediat shtetërore iraniane raportuan të enjten se Teherani nuk do të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit dhe as nuk do ta dorëzojë rezervën e tij të uraniumit.

 Ky qëndrim u bë i ditur duke cituar kreun e Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, disa ditë pasi zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, i tha Reuters se Irani duhet të bëjë reduktime domethënëse në kapacitetet e tij të pasurimit të uraniumit.

 ShBA-ja, Izraeli dhe aleatët perëndimorë e kanë akuzuar prej kohësh Iranin se synon të zhvillojë armë bërthamore, pretendime që Teherani i ka mohuar.

Lexo edhe

Këngëtarët që dikur punonin punë krejt të zakonshme para se të bëheshin të famshëm

Këngëtarët që dikur punonin punë krejt të zakonshme para se të bëheshin të famshëm

Mourinho jep përditësime për lëndimet në ekip përpara ndeshjes me Villarrealin

Mourinho jep përditësime për lëndimet në ekip përpara ndeshjes me Villarrealin

Keni sjell nje inovacion ne treg? Aplikoni për ekspozim falas në Business Reset 2026

Keni sjell nje inovacion ne treg? Aplikoni për ekspozim falas në Business Reset 2026

Trump: ShBA nuk do ta sulmojë Iranin para zgjedhjeve të nëntorit | Momenti