Trump flet për raketat dhe dronët rusë që ranë në Poloni, thotë se u dërguan gabimisht

Trump flet për raketat dhe dronët rusë që ranë në Poloni, thotë se u dërguan gabimisht

Trump flet për raketat dhe dronët rusë që ranë në Poloni, thotë se u dërguan gabimisht

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka komentuar incidentin e ndodhur në Poloni, ku gjatë një sulmi masiv rus ndaj Ukrainës, dy raketa dhe një dron hynë në hapësirën ajrore polake dhe përfunduan në territorin e këtij shteti.

Sponsor 3M Express

Në një prononcim për televizionin amerikan Fox News, Trump deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin, kishte dërguar dronë dhe disa raketa në Poloni, por sipas tij, kjo kishte ndodhur gabimisht.

“Putini ka dërguar dronë në Poloni dhe disa raketa të vogla, gabimisht”, deklaroi ai.

Ndërkaq, autoritetet polake e kanë cilësuar incidentin si një tjetër provokim nga Rusia, duke mos e përjashtuar mundësinë që koha e këtij veprimi të mos ketë qenë e rastësishme.

Ministri polak i Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz, konfirmoi se njëra prej raketave ishte e tipit Kh-101, ndërsa objekti i dytë besohet të ketë qenë gjithashtu raketë. Objekti i tretë dyshohet të ketë qenë një dron me motor reaktiv.

Të tri objektet ranë në lokacione të ndryshme në lindje dhe juglindje të Polonisë, përkatësisht në Nowy Lipowiec, Rudnik nad Sanem dhe Mołodycz. Sipas autoriteteve, nga incidenti nuk pati persona të lënduar dhe as dëme në infrastrukturën kritike.

Pas incidentit, ushtria polake ngriti në ajër avionët luftarakë F-16, ndërsa në operacion u përfshinë edhe aeroplanë suedezë Gripen. Ndërkohë, sistemet e mbrojtjes ajrore, përfshirë ato Patriot, u vunë në gatishmëri të lartë.

Ngjarja ndodhi në një kohë kur në Poloni po zhvilloheshin ushtrime ushtarake me pjesëmarrjen e trupave nga 11 shtete të Koalicionit të Vullnetit. Ushtrimet kishin për qëllim testimin e planeve për një mision të mundshëm në Ukrainë pas përfundimit të luftës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Komandanti i KFOR-it informon vendet e DECI-t për situatën e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it informon vendet e DECI-t për situatën e sigurisë në Kosovë

Pini një gotë ujë dhe pas 10 minutash ju duhet të shkoni në tualet: Çfarë ndodh në organizëm?

Pini një gotë ujë dhe pas 10 minutash ju duhet të shkoni në tualet: Çfarë ndodh në organizëm?

Një veturë elektrike tentoi të parkohej 868 herë brenda një nate!

Një veturë elektrike tentoi të parkohej 868 herë brenda një nate!