Tragjedi në New York: 23-vjeçarja dyshohet se u hodh nga kati i 15-të me foshnjën pesëmuajshe ish-partneri, i dyshuari qeshte gjatë arrestimit

Një 23-vjeçare, Nathalie Ramirez, ka humbur jetën në New York pasi dyshohet se u shty nga kati i 15-të i ndërtesës ku jetonte nga partneri i saj 31-vjeçar, Angel Carrasco, teksa mbante në krahë foshnjën e tyre pesëmuajshe.

Sponsor 3M Express

Sipas burimeve policore të cituara nga “New York Post”, Carrasco kishte shkuar në banesën e Ramirezit me lule, me qëllim që të pajtoheshin pas një konflikti mes tyre.

Por, pasi e reja dyshohet se refuzoi pajtimin, 31-vjeçari u zemërua dhe, sipas akuzave, e shtyu nga kati i 15-të. Ramirez vdiq nga rënia, ndërsa foshnja e tyre, Angel Novelti Carrasco-Ramirez, po lufton për jetën.

I dyshuari u arrestua pak pas ngjarjes. Ai u paraqit para prokurorit të enjten, ndërsa mediat raportuan se buzëqeshte gjatë paraqitjes në gjykatë.

Sipas të dhënave të hetimit, Carrasco ishte akuzuar edhe më parë për dy incidente të dhunës në familje ndaj Ramirezit gjatë vitit 2026.

Në njërin rast, më 5 janar, ai u akuzua për sulm të shkallës së tretë, pasi dyshohet se e kishte goditur me shuplakë dhe i kishte shkaktuar mavijosje. Disa ditë më vonë, ai u akuzua për një tjetër incident, pasi dyshohet se kishte hyrë me forcë në apartamentin e saj.

Hetimet për rastin po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tragjedi në New York: 23-vjeçarja dyshohet se u hodh nga kati i 15-të me foshnjën pesëmuajshe ish-partneri, i dyshuari qeshte gjatë arrestimit appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ndalet fushata parazgjedhore e Serbisë në veri? Flet Policia për Sinjalin

Ndalet fushata parazgjedhore e Serbisë në veri? Flet Policia për Sinjalin

Juventusi synon talentin e Bayernit

Juventusi synon talentin e Bayernit

Ndërpritet furnizimi me ujë në Malishevë dhe disa fshatra

Ndërpritet furnizimi me ujë në Malishevë dhe disa fshatra

Tragjedi në New York: 23-vjeçarja dyshohet se u hodh nga kati i 15-të me foshnjën pesëmuajshe ish-partneri, i dyshuari qeshte gjatë arrestimit | Momenti