Tragjedi në Jemen, tre fëmijë humbin jetën nga sulmet ajrore

Tragjedi në Jemen, tre fëmijë humbin jetën nga sulmet ajrore

Tragjedi në Jemen, tre fëmijë humbin jetën nga sulmet ajrore

Tre fëmijë janë vrarë nga sulmet ajrore që, sipas rebelëve Houthi, janë kryer nga Arabia Saudite në provincën Dhamar, në jugperëndim të Jemenit.

Sponsor 3M Express

Ministria e Shëndetësisë, e kontrolluar nga huthët, njoftoi të shtunën se sulmet, të kryera një ditë më parë, goditën disa shtëpi në fshatin al-Ar, në distriktin Dawran Aness.

Sipas njoftimit, viktimat janë një fëmijë tetëvjeçar dhe dy fëmijë dhjetëvjeçarë. Nga sulmet janë plagosur edhe disa persona të tjerë.

Siç raporton Associated Press, rebelët Houthi kanë fajësuar Arabinë Saudite për sulmin. Megjithatë, autoritetet saudite nuk kanë dhënë menjëherë ndonjë koment lidhur me këto pretendime.

Sulmi ndodh në një periudhë kur janë intensifikuar luftimet mes rebelëve Houthi, të mbështetur nga Irani, dhe Arabisë Saudite, së bashku me aleatët e saj jemenas.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga huthët, që nga rifillimi i luftimeve në shtator, në territoret nën kontrollin e tyre janë vrarë 124 persona.

injali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tragjedi në Jemen, tre fëmijë humbin jetën nga sulmet ajrore appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Konfirmohet përdorimi i plumbave të gomës, përveç protestuesve u goditën edhe dy gazetarë të Reuters

Konfirmohet përdorimi i plumbave të gomës, përveç protestuesve u goditën edhe dy gazetarë të Reuters

Avionët luftarakë rumunë rrëzojnë dy dronë

Avionët luftarakë rumunë rrëzojnë dy dronë

Kosova synon blerjen e helikopterëve ushtarakë

Kosova synon blerjen e helikopterëve ushtarakë

Tragjedi në Jemen, tre fëmijë humbin jetën nga sulmet ajrore | Momenti