Tërmeti 5.0 ballë godet pranë Los Anxhelosit, pasojnë disa lëkundje të tjera

Tërmeti 5.0 ballë godet pranë Los Anxhelosit, pasojnë disa lëkundje të tjera

Tërmeti 5.0 ballë godet pranë Los Anxhelosit, pasojnë disa lëkundje të tjera

Një tërmet me magnitudë 5.0 goditi të shtunën në mëngjes (sipas kohës lokale) brigjet e Kalifornisë Jugore, pranë Los Anxhelosit, duke shkaktuar panik te banorët dhe disa pasgoditje të njëpasnjëshme.

Sponsor 3M Express

Sipas CNN, brenda 45 minutave të para u regjistruan të paktën katër pasgoditje me magnitudë nga 2.5 deri në 3.7. Më vonë, rajoni u godit nga një tjetër tërmet me magnitudë 4.5, transmeton Klankosova.tv.

Lëkundjet shkaktuan panik në Santa Monica, ku qytetarët dolën me nxitim nga dyqanet, ndërsa në aeroportin ndërkombëtar të Los Anxhelosit (LAX) u raportua rënia e disa pllakave të tavanit brenda një terminali.

Autoritetet lokale bënë të ditur se deri në përditësimin e fundit nuk kishte raportime për persona të lënduar apo dëme të konsiderueshme strukturore.

Kryetarja e Bashkisë së Los Anxhelosit, Karen Bass, u bëri thirrje banorëve të tregojnë kujdes dhe të jenë të përgatitur për pasgoditje të mundshme, megjithëse nuk kishte paralajmërime për kufizime në udhëtime.

Sipas vlerësimeve të USGS-së, ekziston një mundësi prej 30% që rajoni të përjetojë një tjetër pasgoditje me magnitudë 4.0 ose më të lartë. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Eisenkot i jep ultimatum Netanyahut për koalicionin, propozon negociata brenda 24 orëve për ndarjen e pushtetit

Një muaj paraburgim për nënën që i shiste për shfrytëzim seksual dy vajzat e mitura, masë e njëjtë edhe për dy të pandehur tjerë

Një muaj paraburgim për nënën që i shiste për shfrytëzim seksual dy vajzat e mitura, masë e njëjtë edhe për dy të pandehur tjerë