Takim urgjent për “Prishtina 2030”, Qeveria pritet t’i përgjigjet ICMG-së deri të mërkurën

Takim urgjent për “Prishtina 2030”, Qeveria pritet t’i përgjigjet ICMG-së deri të mërkurën

Takim urgjent për “Prishtina 2030”, Qeveria pritet t’i përgjigjet ICMG-së deri të mërkurën

Përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” janë rikthyer në fokus, pas shqetësimeve të ngritura nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) lidhur me hapat që duhet të ndërmerren për realizimin e këtij eventi sportiv.

Sponsor 3M Express

Sipas burimeve të KosovaPress-it, sot është mbajtur një takim urgjent ndërmjet ministrit të Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, dhe drejtuesve të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).

Në takim është diskutuar situata e krijuar dhe veprimet që duhet të ndërmerren për të vazhduar procesin e organizimit të Lojërave Mesdhetare.

Burimet e KosovaPress-it bëjnë të ditur se është vendosur që Qeveria e Kosovës t’i përgjigjet ICMG-së deri të mërkurën, lidhur me vërejtjet e adresuara për përgatitjet e këtij organizimi.

Kjo vjen pasi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, publikoi letrën e ICMG-së, në të cilën shprehen shqetësime për përmbushjen e obligimeve dhe çështjet financiare që lidhen me organizimin e Lojërave Mesdhetare.

E ardhmja e “Prishtina 2030” pritet të diskutohet edhe në takimin e radhës të ICMG-së, më 19 dhjetor.

Përgjigjja e Qeverisë dhe masat që do të ndërmerren në vijim pritet të jenë të rëndësishme për ecurinë e përgatitjeve dhe vendimet që do të merren në dhjetor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Barcelona dhe Bayerni vihen pas yllit të Zvicrës

Barcelona dhe Bayerni vihen pas yllit të Zvicrës

‘Gjithçka është shkatërruar’, thotë pronarja e një farmacie – pas protestave në Paris

‘Gjithçka është shkatërruar’, thotë pronarja e një farmacie – pas protestave në Paris

Publikohen detajet e “Marrëveshjes së Mekës” – Turqia, Arabia dhe Pakistani

Publikohen detajet e “Marrëveshjes së Mekës” – Turqia, Arabia dhe Pakistani

Takim urgjent për “Prishtina 2030”, Qeveria pritet t’i përgjigjet ICMG-së deri të mërkurën | Momenti