Suedia konfiskon pasuri në Kosovë, rasti i parë në histori jashtë territorit të saj

Suedia konfiskon pasuri në Kosovë, rasti i parë në histori jashtë territorit të saj

Suedia konfiskon pasuri në Kosovë, rasti i parë në histori jashtë territorit të saj

Një aksion i përbashkët mes Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe autoriteteve suedeze ka shënuar një arritje kyçe në luftën kundër narkotikëve dhe shpëlarjes së parave. Pas arrestimit të të dyshuarit me inicialet A.G. në dhjetor të vitit 2025, hetimet rezultuan me konfiskimin e asetave të tij të përfituara nga veprimtaritë kriminale.

Sponsor 3M Express

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit bëri të ditur se rasti ka marrë tashmë epilog gjyqësor në Suedi, duke shënuar rastin e parë në histori ku shteti suedez arrin të sekuestrojë pasuri jashtë kufijve të tij territorialë.

Zyra për Rikthimin e Aseteve, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, së bashku me autoritetet suedeze, “do të ndërmarrë hapa të mëtejmë për ekzekutimin final të pasurive të konfiskuara në Kosovë me vendim të plotfuqishëm të autoriteteve suedeze”.

Rasti ka të bëjë me arrestimin e ndodhur dhjetorin e vitit 2025, ku sipas njoftimit të Autoritetit Suedez për Krimet Ekonomike (SECA), një person ishte ndaluar në kuadër të një hetimi për trafikim të narkotikëve dhe shpëlarje të rëndë të parave, ku thuhej se janë sekuestruar prona të paluajtshme, para të gatshme dhe një automjet në Kosovë.

Sipas komunikatës së këtij Autoriteti, të publikuar më 22 dhjetor 2025, i dyshuari ishte arrestuar në rajonin e Goteborgut të Suedisë.

I dyshuari ishte ndaluar nën dyshimin për vepra veçanërisht të rënda të trafikimit të narkotikëve dhe shpëlarje të rëndë të parave.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

“Nuk do ta dëmtoja kurrë ekipin për të përfituar një lojtar”, Mourinho godet Viniciusin

“Nuk do ta dëmtoja kurrë ekipin për të përfituar një lojtar”, Mourinho godet Viniciusin

Kurti hesht për shkarkimin e Sveçlës dhe Gërvallës

Kurti hesht për shkarkimin e Sveçlës dhe Gërvallës

Rreth tre orë në SPAK, deklarohet Ardit Gjebrea

Rreth tre orë në SPAK, deklarohet Ardit Gjebrea