Në përfundim të seancës së sotme, prokurori Altin Dumani i ka sugjeruar gjykatës mundësinë që seancat e ardhshme të Erion Veliajt të zhvillohen me videokonferencë nga paraburgimi.

Sipas burimeve të Euronews.al, edhe avokati i Veliajt ka qenë dakord, ndërsa gjykata nuk ka vendosur ende, pasi duhet të konsultohet me Drejtorinë e Burgjeve për të parë nëse kjo është e mundur nga ana teknike.
Për këtë arsye, seanca e sotme është shtyrë, ndërsa seanca e radhës është caktuar më 15 dhjetor.





