Sot në krye të shtetit, para 12 vitesh deputete – pamje të Justina Shiroka Pulës në Kuvend

Sot në krye të shtetit, para 12 vitesh deputete – pamje të Justina Shiroka Pulës në Kuvend
Justina Shiroka Pula është zgjedhur Presidente e Republikës së Kosovës në minutat e para të 7 tetorit. E votuar nga 81 deputetë, Shiroka Pula, 72 vjeçe, u bë presidentja e shtatë në krye të vendit. Mesnata e gjeti atë në Kuvendin e Kosovës, aty ku para më shumë se 12 vitesh ishte ulur në karrigen […]

Justina Shiroka Pula është zgjedhur Presidente e Republikës së Kosovës në minutat e para të 7 tetorit.

E votuar nga 81 deputetë, Shiroka Pula, 72 vjeçe, u bë presidentja e shtatë në krye të vendit.

Mesnata e gjeti atë në Kuvendin e Kosovës, aty ku para më shumë se 12 vitesh ishte ulur në karrigen e deputetes.

Shiroka Pula ishte deputete e Partisë Demokratike të Kosovës nga viti 2011 deri më 2014.

Pas më shumë se një dekade, ajo u rikthye në Kuvend, kësaj here jo si deputete, por për të marrë postin më të lartë shtetëror – atë të shefes së shtetit.

Në fotografitë e mëposhtme, Shiroka Pula shihet gjatë periudhës kur ishte pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Para kësaj periudhe, ajo kishte shërbyer si pjesë e kabinetit qeveritar.

Nga viti 2008 deri më 2011, Shiroka Pula ka qenë ministre e Energjisë dhe Minierave nga radhët e PDK-së. /Klankosova.tv

Foto: Reuters

Lexo edhe

Midis deklaratës së Ronaldos dhe daljes në pension të Messit: kush e fitoi betejën e kërkimit në Google?

Midis deklaratës së Ronaldos dhe daljes në pension të Messit: kush e fitoi betejën e kërkimit në Google?

Tasholli pas reagimit të BE-së: Përgjigjen e merrni më 10 tetor në Bruksel

Tasholli pas reagimit të BE-së: Përgjigjen e merrni më 10 tetor në Bruksel

Trepça dhe Bashkimi zbresin sonte në parket për aventurën evropiane

Trepça dhe Bashkimi zbresin sonte në parket për aventurën evropiane