“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama e quan “destinacioni më i ri turistik”

“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama e quan “destinacioni më i ri turistik”

“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama e quan “destinacioni më i ri turistik”

Edhe mëngjesin e kësaj të shtune, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka vendosur përpara godinës së Kryeministrisë “sofrën e gurtë”, mbi të cilën janë vendosur letra me mbishkrimin “DIALOG”.

Sponsor 3M Express

Por jo vetëm kaq, pasi në “Facebook” Rama ka publikuar edhe disa imazhe ku kalimtarët janë ndaluar para “sofrës së gurtë” për të bërë fotografi.

“MIRËMËNGJES dhe me destinacionin më të ri turistik të Tiranës, ju uroj fundjavë të buzëqeshur ”, ka shkruar kryeministri krahas fotove të postuara në rrjetet sociale.

Kreu i qeverisë herë pas here ka shprehur gatishmërinë që të dëgjojë shqetësimet e protestuesve, por deri më tani nuk e kanë pranuar ftesën e tij, duke këmbëngulur në kërkesën për dorëheqjen e tij.

Ndërkohë në orën 14:00 pritet që të nisë protesta kombëtare para Ministrisë së Arsimit.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Nis protesta në Prishtinë kundër vrasjes së grave

Nis protesta në Prishtinë kundër vrasjes së grave

Tre kompani i importonin në Kosovë, 11 analiza zbuluan E. coli në produktet e prodhuesit nga Tetova

Tre kompani i importonin në Kosovë, 11 analiza zbuluan E. coli në produktet e prodhuesit nga Tetova

Konjufca mbledh deputetët për strategjinë e apelimit në Hagë

Konjufca mbledh deputetët për strategjinë e apelimit në Hagë