Sofja dhe Shkupi vazhdojnë të kenë dallime për rrugën drejt BE-së

Sofja dhe Shkupi vazhdojnë të kenë dallime për rrugën drejt BE-së

Sofja dhe Shkupi vazhdojnë të kenë dallime për rrugën drejt BE-së

Kështu deklaroi ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Velislava Petrova Çamova, pas takimit me homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Timço Mucunski, të mbajtur në Sofje.

“Ky takim u kërkua nga pala maqedonase dhe unë, natyrisht, e pranova. Qëndrimi i Sofjes mbetet i pandryshuar. Zbatimi i marrëveshjes së vitit 2022 është rruga e vetme për përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së”, deklaroi Petrova Çamova.

Sponsor 3M Express

Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut e vlerësoi takimin si konstruktiv, por theksoi se qëndrimet e të dyja palëve për çështjet thelbësore vazhdojnë të jenë larg njëra-tjetrës.

“Qëndrimet tona janë absolutisht të qarta. Është interes strategjik edhe i Bullgarisë që ne të ecim përpara në rrugën evropiane. Por ne jemi një vend që ndër vite vazhdimisht është përballur me kërkesa dypalëshe”, tha Mucunski.

Takimi u kërkua nga Shkupi zyrtar, pas rekomandimit të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për të shqyrtuar mundësitë e zhbllokimit të procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

UEFA dënon FFK-në me 35 mijë euro gjobë shkaku i sjelljeve të tifozëve

UEFA dënon FFK-në me 35 mijë euro gjobë shkaku i sjelljeve të tifozëve

Studimi: Pijet dietike me ëmbëlsues artificialë mund të ndihmojnë në humbjen e peshës

Studimi: Pijet dietike me ëmbëlsues artificialë mund të ndihmojnë në humbjen e peshës

50 të arrestuar në aksionin kundër drogës në Ballkan, narkotikët transportoheshin me kamionë

50 të arrestuar në aksionin kundër drogës në Ballkan, narkotikët transportoheshin me kamionë