Një shtetas turk është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit.

Dy zyrtarët policorë të sulmuar dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Burimi: Dukagjini




