Shqipëria me mund triumfon ndaj San Marinos, merr primatin në Ligën C

Shqipëria me mund triumfon ndaj San Marinos, merr primatin në Ligën C
Kombëtarja e Shqipërisë me shumë vështirësi ka marrë pikët e plota në shtëpi ndaj San Marinos. “Kuq e Zinjtë” edhe pse favorit i padiskutueshëm, arritën një fitore me rezultat 2-1, sfidë ku u vendos në minutat shtesë. Kristjan Asllani me eurogol nga distanca e kaloi Shqipërinë në epërsi pas 11 minutave lojë. Shqipëria pastaj krijoi […]

Kombëtarja e Shqipërisë me shumë vështirësi ka marrë pikët e plota në shtëpi ndaj San Marinos.

“Kuq e Zinjtë” edhe pse favorit i padiskutueshëm, arritën një fitore me rezultat 2-1, sfidë ku u vendos në minutat shtesë.

Kristjan Asllani me eurogol nga distanca e kaloi Shqipërinë në epërsi pas 11 minutave lojë.

Shqipëria pastaj krijoi disa aksione të bukura por që Rey Manaj dështoi t’i finalizojë.

San Marino gjithashtu krijoi një rast të rrezikshëm por Dajsinani me pritje të bukur ia mohoi golin.

Mysafirët pastaj shtangën të gjithë, kur barazuan falë Lazzarit që shënoi pas asistimit të Capiicchionit (66’).

Shqipëria që atëherë krijoi rast pas rasti megjithatë dështoi t’i finalizonte.

Heroi i Shqipërisë ishte Asllani që realizoi nga penalltia pasi mbrojtësi i San Marinos preku topin me dorë brenda zonës (90+3’).

Shqipëria me këtë fitore merr liderin në grupin 1 të Ligës C së Ligës të Kombeve me nëntë pikë, dy më shumë se Bjellorusia e Finlanda me shtatë sosh. San Marino qëndron pa pikë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Lexo edhe

Rama uron Shiroka Pulën për zgjedhjen presidente: Kosova ka nevojë për unitet dhe guxim

Rama uron Shiroka Pulën për zgjedhjen presidente: Kosova ka nevojë për unitet dhe guxim

Bekim Sejdiu uron presidenten e re: U shmang një cikël i ri krize

Bekim Sejdiu uron presidenten e re: U shmang një cikël i ri krize

Jahjaga për Shiroka Pulën: Vazhdimësi e lidershipit të grave në Zyrën e Presidencës

Jahjaga për Shiroka Pulën: Vazhdimësi e lidershipit të grave në Zyrën e Presidencës

Shqipëria me mund triumfon ndaj San Marinos, merr primatin në Ligën C | Momenti